Ditë më parë, në Ferizaj u përurua projekti “Bashkimi i Qytetit”, me ç’rast defiluan institucione e u ndezën fishekzjarre.
Ferizaj, 8 korrik 2021 : Pamje nga përurimi i projektit të quajtur “Bashkimi i Qytetit” (TV TEMA)
Mirëpo sipas investitorit të këtij projekti, Ministrisë së Infrastrukturës, ky projekt del të jetë tërësisht i kundërligjshëm:
“Ky projekt që po konsiderohet projekt shumë madhor për Komunën e Ferizajt, nuk ka respektuar asnjë rregull ligjore që nga fillimi e deri në përfundim të këtij projekti. Ky projekt është në kundërshtim me vet aktet ligjore të Komunës. Është në kundërshtim me Planin Zhvillimor të Komunës. Tash, kur një Komunë nuk e respekton Planin Zhvillimor Komunal që e ka hartuar vet dhe e ka miratuar vet, kjo është një shkelje shumë e rëndë”.
Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi: Riorientimi i fondeve – shkelje që po hetohet
Për mosrespektimin e Planit Zhvillimor Komunal, Drejtori i Urbanizmit të Ferizajt Lulzim Aliu pat dhënë këtë përgjigje:
“Në Planin Zhvillimor Komunal të vitit 2008-2009 ose 2010 ka qenë një nënkalim i parashikueshëm por jo në formën që e ka. Në Planin Zhvillimor Lokal, para katër vjetësh ka qenë e pamundshme me u futë një plan konkret, i detajuar i një investimit, sikur që nuk mund të futet ndërtimi i një shkolle apo spitali. Në kuptimin figurativ po them, është budallaki e madhe me menduar që në PZHK mund të jepen detaje të tilla të cilat dalin gjatë zhvillimit të një qyteti. Por aty ku ka zbrazëti, mund edhe ta tejkalojmë”.
Lulzim Aliu, drejtor i urbanizmit në Ferizaj: Zbrazëtitë e PZHK-së mund t’i tejkalojmë
Në anën tjetër, zëvendësministri i infrastrukturës Hysen Durmishi, thotë se projekti “Bashkimi i Qytetit” po hetohet nga krimet ekonomike.
“Tek ne, në Ministri, dokumentacionin që e kemi parë janë tri kode të ndryshme buxhetore, me tre emra të ndryshme. Pra nuk është i njejti projekt. Në anën tjetër e dijmë që ka të bëjë me të njejtin projekt, por e kanë ndarë në kode të ndryshme buxhetore për me mundur me i bartë pozicionet prej aty, këtu. Sepse kontratat nuk kanë mund t’i rrisin më shumë se 10% që e lejon ligji. Mandej kanë bërë kode tjera buxhetore për me mund me e kompletu. Unë mendoj që është shkelje dhe për këtë arsye besoj që është duke u hetuar prej prokurorisë dhe shpresoj që Prokuroria është duke e bërë punën e vet dhe do t’i gjejë të gjitha shkeljet tjera që kanë ndodhur në kuadër të këtij projekti… Për këtë projekt kam informacion se është duke u hetuar prej krimeve ekonomike dhe prokurorisë”.
Projekti dyvjeçar “Bashkimi i Qytetit” ka nisur së realizuari pas nënshkrimit të kontratës më 10 shtator 2018, me kosto mbi 4 milion e 30 mijë euro. Në profilin e drejtorit komunal të infrastrukturës Arbër Bytyqi, shkruan se në këtë projekt janë shpenzuar diku rreth 5.5 milionë euro.
Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.
Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.
Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Pas çlirimit, Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.
Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.
Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.
Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.