Sot në ambientet e SHFMU “Jeronim De Rada”, kolegët dhe familjarët janë mbledhur në festë për t’ia uruar ditëlindjen e 65-të profesorit të mirënjohur të fizikës – Gani Xhemajli nga Ferizaj, në ditën e cila simbolizon edhe përmbylljen e karrierës së tij mbi 45 vjeçare si mësimdhënës i fizikës në këtë shkollë.
Profesori Gani Xhemajli ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e mësimdhënies së teorisë së fizikës përmes eksperimentit praktik, duke e nxitur mendimin kritik dhe analitik tek nxënësit ndër shumë gjenerata.
Profesori Gani Xhemajli me mjete didaktike vetanake për zhvillim të eksperimentit nga elektromagnetika
Për punën e tij shumëvjeçare, profesori Gani Xhemajli ka pranuar shumë mirënjohje nga organizata dhe prindër, ndërsa falë seriozitetit të tij në punë dhe përkushtimit për zhvillimin e lëndës së fizikës, shkolla “Jeronim De Rada” e Ferizajt ka arritur të përfitojë vende të para në gara, disa grante dhe një kabinet të fizikës nga donatorë të huaj.
Gjatë këtij muaji, para ditëlindjes së 65-të, profesorin Gani e kanë vizituar e falenderuar edhe nga largësia shumë ish-nxënës të tij, të cilët sot udhëheqin kompani të ndryshme nëpër botë ose që e studiojnë shkencën nëpër universitetet europiane dhe amerikane me renome. Gjatë karrierës së tij të bujshme profesionale, fizikani Ferizajas është shquar për organizmin e kuizit tradicional të fizikës, i cili është transmetuar edhe në televizion. Ndërsa gjatë fazës së mësimit online, profesori Gani ka improvizur klasën e fizikës në shtëpinë e tij, për të prodhuar orët më atraktive të fizikës eksperimentale online në Kosovë e më gjerë.
Profesori Gani tek rafti i kabinetit të fizikës
Redaksia e TV TEMA e falenderon profesorin Gani Xhemajli për kontributin e tij dhënë edukimit kualitativ të brezave të ri, i urojmë shëndet të mirë dhe vazhdim të karrierës së shkencëtarit, për të cilin ky qytet dhe vend ka ende nevojë. Urime profesor!
Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.
Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.
Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Pas çlirimit, Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.
Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.
Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.
Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.