Connect with us

Ferizaj

Shkolla “Kemajl Hetemi” furnizohet me pajisje sportive

Published

on


Veshje sportive, topa e atlete të futbollit janë donacioni që pranoi shkolla fillore “Kemajl Hetemi” në Rahovicë nga bashkëfshatari Hyzer Zariqi, i cili jeton në Mynih të Gjermanisë.


Drejtori i shkollës së Rahovicës Kadri Ramadani, falënderoi Zariqin për këtë ndihmë, që ishte shumë e nevojshme për nxënësit.


“Pas një bisede me të më ka premtuar se do t’i dërgojë disa veshje sportive dhe topa dhe këtë e ka realizuar me një sukses shumë të madh. Si drejtor i shkollës, në emër të stafit dhe nxënësve e falënderoj shumë Hyzerin për këtë ndihmë. Na ka dhënë gjithsej 18 topa, mbi 40 komplete veshje dhe diku 30 palë kopaçka”, tha Kadri Ramadani, drejtor i shkollës “Kemajl Hetemi”.

Për shkak të numrit të madh të pajisjeve sportive, Ramadani në dakordim me Zariqin, vendosi që një pjesë të tyre t’ia dhurojë shkollës “Mejdi Xhaferi” të fshatit Mirosalë.


E, nxënësit janë ata që më së shumti iu gëzuan këtij donacioni.

“Po, unë jam shumë i gëzuar për këto veshje sportive, desha të them që unë do të vazhdoj të luaj futboll, unë kam luajtur futboll nga mosha gjashtë vjeçare dhe mendoj që nuk duhet të ndalojnë këto donacione për fëmijë”, tha Arlind Maliqi, nxënës i shkollës “Kemajl Hetemi”.


“Ne i kemi pritur shumë me gëzim dhe kemi me vazhdu me shumë donacione tjera.. Unë e luaj futbollin prej moshës shtatë vjeçare dhe kam dëshirë që të luaj me Leonel Messin edhe unë, për Barcelonën”, tha Ardi Zariqi, nxënës.
Ramadani tutje tregon se mbështeten tek donacionet edhe për renovimet në shkollë, pasi që Ministria e Ekonomisë nuk e ka mbajtur premtimin për ndërrimin e dyrëve e dritareve mbi 20 vjeçare.


“Çdo shkollë, por veçanërisht shkolla jonë ka nevojë për donacione tjera. Unë kam kërkuar edhe prej donatorëve tjerë që të na furnizojnë së paku me video-projektorë dhe kompjuterë, pasi që ne e dimë që shkolla është donacion i ADRA-së dhe bashkëvendasëve tanë. Nuk kemi pase ato që i kemi pritë, megjithatë shpresojmë që kanë me na ndihmu që të kemi sa më shumë mjete shkollore që të ngritet edhe cilësia tek nxënësit. Por, edhe donacione tjera që kanë me na e rregullu shkollën, sepse dyertë dhe dritaret qe 21 vite nuk janë ndërruar. Drejtori i Arsimit na i ka ndërru të gjitha dyertë e katit të poshtëm dhe tri të katit të epërm. Besojmë që sivjet kemi me u kompletu me dyer, por për dritare nuk e dijmë. Janë të dëmtuara edhe parketi e pllakat, po shpresojmë që kanë me u ndërru sepse me të vërtetë sado që mbanë pastërti, nuk ekziston pastërtia. Na është premtu një stazë nga dera e shkollës deri tek dera e oborrit, edhe ky është premtim që dy vjet, por pse nuk po realizohet nuk po mundemi me ditë”, tha drejtori Kadri Ramadani.


Donatori Hyzer Zariqi i ka premtuar kësaj shkolle që kur të kthehet nga Gjermania do t’ia rregullojë edhe një kopsht të lodrave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending