Të rinjtë e moshës 15 dhe 16 vjeçare nga komuna e Shtimes, kanë hapur një biznes të tyrin.
Këta të rinj përmes printerit 3 Dimensional po krijojnë logo për bizneset.
15 vjeçarët tanimë ndërmarrës, tregojnë për punën e tyre në mënyrë që produkti i bërbashkët të dalë sa më cilësor.
Ata tregojnë për procesin e punës së tyre nga hapja e deri më tani.
“Para katër muajsh e kemi hapur, tash e kemi ndërmend që në krejt Kosovën të shesim dizajne të ndryshme”, tha Leonis Kolgeci.
Ne bëjmë dizajne të logove të firmave të klientëve që porosisin. Klientët e parë kanë qenë nga Ferizaj. Ka qenë “Mamma Mia” e cila është kafene dhe ka kërku dizajne, ku na e kanë dërgu se çfarë dizajni e duan dhe iu ka shku porosia me postë. Jemi ndjerë krenarë sepse nuk kemi pritur me pas kaq shumë sukses dhe na ka pëlqy qysh ka shku“, tha Diar Shala.
Procesi se si “Dekoi” funksionon është se klienti e dërgon logon që do me e pa në shabllon, ne e marrim dizajnin dhe e shohim se a është i krijueshëm sepse ka dizajne që nuk munden me u kriju. Shumica e shablloneve kanë nevojë për mbështetëse, kryesisht ato me tekst në to, pastaj shkon procedura e dizajnimit 3 dimensional, pas kësaj vjen printimi me 3D Printer, printimi zgjatë prej 30 minuta deri në 1 orë, varet nga kualiteti që duam, kualiteti më i ulët printim më i shpejtë. por ne kemi vendosur që produkti me marrë më shumë kohë”, tha Eroll Qorrolli.
“Kam shiku video se si me e përdor Instagramin dhe Facebook-un për biznes, besoj që në të ardhmen do të jetë shumë faqe e zhvillune me foto e video të ndryshme. Klientët na kanë kontaktu shumë përmes Instagramit, ka pas disa që na kanë shkru, disa kanë ba porosi e disa vetëm kanë dashtë me u informu. Kemi qenë shumë shumë të shpejtë, për momentin nuk kemi edhe shumë porosi, por ato që kanë qenë deri tash kanë qenë në kohë”, tha Edi Canolli.
Këta të rinj të Shtimes mentorohen nga inxhinieri britanez i elektrotektinës Andy Moxon.
Moxon i cili është edhe përfaqësues i “Alpha&Omega” në Kosovë, thotë se teoria që mësohet nga nxënësit duhet të zbatohet në praktikë.
“Nuk jam biznesmen i fortë, ideja ka ardhë prej anës së arsimit, se unë me këta nxënës jam marrë që tri vjet me arsim, kemi marrë pjesë në gara të ndryshme të roboktikës, por kemi pas fokusin tek arsimi. Kur na ka ardhë printeri 3D prej “Bone Vet”, na ka ardhë ideja me kriju një produkt që shitet brenda Kosovës që nxënësit të marrin vesh që edhe pse të rinjtë nga 15 e 16 vjeç kanë mundësi me kriju diçka që shitet me teknologjinë më të fundit. Ideja ka qenë se mos po merremi me diçka që mundet me shfaqë shpresë që brenda Kosovës, brenda një qyteti si Shtimja ka mundësi me kry diçka të mirë”, tha Andy Moxon.
”K Dekoi” u ofron klientëve edhe udhëzues se si të përdoren produktet e tyre, krejt kjo përmes përdorimit të teknologjisë dhe QR kodit.