Connect with us

Ferizaj

Përkundër problemeve që ua shkaktoi pandemia, mediat ferizajase nuk u ndihmuan nga askush

Published

on

Kanë kaluar më shumë se 1 vit që nga shfaqja e rastit të parë të infektuar me koronavirus në Kosovë, e që nga ajo kohë mediat nuk u ndalën së raportuari rreth rasteve të reja, masave anti-Covid, dëmeve ekonomike nga pandemia, e tani së fundmi edhe për vaksinat kundër koronavirusit.

Lajmet e vetme që munguan gjatë kësaj kohe ishin pikërisht ato për median.

Mediat raportuan për vështirësitë e të gjithëve, përveç për vështirësitë e tyre.

Sekretari i Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, Driton Ramadani, tregon rreth sfidave që i kanë përcjellur mediat ferizajase gjatë më shumë se një viti pandemi.

“Pothuajse sikur të gjitha institucionet që kanë pasur vështirësi, po ashtu edhe mediumet në Ferizaj i kanë pasur vështirësitë e tyre, sepse dihet që mediumet varen nga bizneset, kur bizneset kanë probleme atëherë kanë edhe mediumet, arsyeja është sepse shumica e mediumeve varen nga marketingu të cilin e bëjnë. Ta marr një shembull, në qoftë se për ndonjë organizim ka pasur të hyra nga reklamimi, kjo ka qenë një mungesë. Edhe në mediumet e Ferizajt është ndjerë pandemia edhe përkundër që çdo ditë kemi qenë në terren, unë e them pa i anashkaluar institucionet e tjera, pas institucioneve shëndetësore, gazetarët kanë qenë drejtpërdrejtë të atakuar me virusin Covid-19”, thotë Ramadani për Tv Tema.

Drejtori i portalit FerizajPress, Abdullah Imeri, thotë se edhe pse ishin në vijën e parë të frontit në përballjen me pandeminë, gazetarët asnjëherë nuk u përmendën nga askush.

“Asnjëherë nuk janë përmendur mediat, ndoshta kjo ishte modestia e mediave që nuk janë anku për vete, por edhe mediat janë biznese, edhe ato duhet të paguajnë paga për punëtorët. Nëse e shikojmë në këtë drejtim mediat kanë qenë më të dëmtuarat, sepse mediat jetojnë apo mbijetojnë nga reklamat. Gjatë pandemisë pak biznese janë interesu për reklama, ato kanë shiku si të mbijetojnë,  askush nuk ka qenë i interesuar me reklamu”, theksoi Imeri.

Edhe Drejtori i Televizionit Festina, Vllaznim Jakupi, ankohet se megjithë rrezikshmërinë e lartë në punë gjatë pandemisë, mediat nuk u ndihmuan e as nuk u morën parasysh.

“Padyshim që prej paraqitjes së pandemisë edhe mediat janë ataku shumë e askush nuk është marrë me media. Rrezikshmëria ka qenë e madhe e përkundër saj nuk jemi ndalë, kemi punu vazhdimisht. Vështirësitë kanë qenë evidente nga rrezikshmëria, sepse gazetarët janë ballafaqu direkt me pacientët aty ku është zjarri më i madh i Covid-19. Ne si media aspak nuk jemi kategorizu, kemi hy në sektorin e punëtorëve ku pak është subvencioni në thonjëza me thënë, sepse ajo asgjë s’ka qenë”, thotë Jakupi.

Ramadani, Imeri e Jakupi tregojnë se çka duhet të ndërmerret në mënyrë që të tejkalohen sfidat që i kanë kapluar mediat gjatë kësaj periudhe.

“Kur merren hapa për institucionet mikrofinanciare, për bizneset tjera, atëherë është dashur që të mendohet edhe për mediumet. Vështirësi ka qenë edhe pagesa e licencës, shumica e mediumeve duke menduar se ndoshta do të ketë lehtësi kanë bërë edhe vonesa. Është dashur ndoshta që për shkak të përmbaruesit të paguhet edhe një licencë tjetër. Shumica e mediumeve nuk kanë pasur mjete për t’i paguar këto. Mendoj se edhe qeverisja lokale, por edhe ajo qendrore duhet të mendojnë edhe për institucionet, sepse ne jemi ata që janë atakuar drejtpërsëdrejti dhe nuk e kemi ndërprerë për asnjë sekond transmetimin e programeve duke i informuar shikuesit dhe dëgjuesit tanë për rrjedhën e pandemisë. Është koha e duhur që të ndahet një buxhet për mediat qendrore, por edhe ato lokale, sepse aot lokale janë më shumë të atakuara”, tha Driton Ramadani.

“Ka qenë një periudhë shumë e keqe, uroj të mos përsëritet. Të kthehet normaliteti i mediave, por me ndihmën e Qeverisë, së paku edhe mediat të kompensohen, të ndihmohen, sepse unë di shumë biznese që ende nuk kanë pasur mundësi t’i kryejnë obligimet e punëtorëve për shkak të ndërprerjes së reklamave. Gazetarët kanë qenë tërë kohën rreth virusit dhe nuk di që ka pas prioritet. Krejt në rregull që janë falënderu policia, por me ta kanë qenë edhe mediat bashkë. Unë besoj që tash do të hyjnë në prioritet që të vaksinohen më herët, sepse prapë janë në terren dhe në kontakt me raste, u shpreh Abdullah Imeri

“Nëse është dikush që është dashur me u ndihmu janë gazetarët dhe kameramanët. Nëse është ndihmu polici e mjeku, pse jo edhe gazetarët. Kur kanë interes, mule mediat e në këtë drejtim janë shukatë, nuk ka asgjë deri tani, sepse asgjë nuk është kjo ndihmë. Shpresojmë që në një të ardhme do të merremi parasysh. Edhe ne si komunitet i gazetarëve duhet të ngrisim zërin më shumë duke u nisur nga shoqata e gazetarëve që duhet të bëjë presion më shumë, në këtë aspekt të mos ketë jarani, por të ngritet zëri më shumë. Edhe nga ana e komunitetit tonë të mediave nuk është bërë shumë. Çdokush që ka bërë presion ka fitu, ne nuk kemi bërë, defekti është pak edhe tek ne“, theksoi Vllaznim Jakupi.

Për shkak të problemeve nga pandemia, në Kosovë ka më shumë se një vit që është ndalur prodhimtaria e gazetarisë së shkruar apo gazetave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending