Connect with us

Ferizaj

Ferizaj furnizohet edhe me 1,380 doza të vaksinës kundër koronavirusit

Published

on

Në Ferizaj ka rinisur sot procesi i vaksinimit kundër koronavirusit për personat e moshës mbi 65 vjeçare. Interesimi i kësaj grup-moshe për ta marrë këtë vaksinë sot ishte shumë lartë.  Madje, disa u detyruan të ulen edhe skaj rrugës për shkak të pritjeve të gjata.

Shefja e Vaksinimit në Ferizaj, Drita Nazifi-Emini, tregon se vetëm paraditën e sotme u vaksinuan 163 persona.

“Këto vaksina do të jepen si vaksina të dozës së parë për personat e moshës mbi 65 vjeç. Duke u bazuar në planin e vaksinimit, prioritet kanë pacientët e regjistruar në platformën E-Kosova, mirëpo nuk do të ketë përjashtime edhe për pacientët të cilët nuk janë regjistruar ata do të vijnë do të regjistrohen dhe do ta kenë mundësinë që të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca”, thotë Nazifi-Emini.

Nazifi-Emini tha se janë furnizuar mjaftueshëm me vaksina kundër COVID-19.

“Vijnë regjistrohen dhe presin duke u bazuar në kushtet dhe rekomandimet e ruajtjes së distancës. Është një fluks shumë i shprehur dhe kemi mjaft të interesuar, por mund të informojmë se do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë personat mbi 65 vjeç”, shtoi Nazifi-Emini.

Basri Beqiri i cili sot e mori vaksinën kundër koronavirusit, tregon se procesi shkoi mirë.

“Sot unë e mora vaksinën. Kam ardhë në orën 8:00 fiks. Jam lajmëru tek motra medicinale për pranimin e kandidatëve. Procesi ka shku në rregull, paraprakisht më kontrolloi mjekja e cila e dha vlerësimin e saj për gjendjen time shëndetësore dhe pastaj jemi drejtu me marrë vaksinën. Admninistrata e dha vërtetimin që jam vaksinu dhe kjo ishte e tëra”, tha Basri Beqiri.

Dozat e dyta për të gjithë të vaksinuarit deri tani, janë paraparë të merren në muajin korrik.

Beqiri i cili dozën e dytë të vaksinës duhet ta marrë më 23 korrik ka edhe një porosi për personat që kanë dyshime ndaj vaksinës.

“Unë nuk kam vërejtë kurrëfarë ndryshimi gjatë këtij procesi të parë, nuk e di pse bahet kjo. Unë iu preferoj të gjithë atyre që kanë me marrë vaksinën që ta marrin, besoj që kalojnë si unë pa kurrëfarë problemi. Bile ka qenë një vaksinim shumë më i thjeshtë sesa vaksinat e tjera”, shtoi Beqiri.

Ferizaj kësaj radhe u furnizua me 1 mijë e 380 doza të vaksinës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending