Connect with us

Ferizaj

PDK: Grafitet në shtëpinë e Graincës vepër e VV-së për t’ia hedhur fajin PDK-së

Published

on

Gjatë natës së mbrëmshme në murin rrethues të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca në fshatin Cërrnillë të Ferizaj, u vendosën grafite ku shkruan “Bijat i shesim, votat i qesim”.

Rreth këtij grafiti deputetja dhe familja e saj nuk pranuan të flasin, megjithatë ata lajmëruan policinë.

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, tregon se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti në fjalë ende është në hetim.

“Jo, tani për tani nuk ka të dyshuar, Policia po grumbullon informacione në vazhdimësi”, u shpreh ai.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Metaj-Isufi, grafitet i quan gjuhë seksiste dhe që shfaqin urrejtje ndaj grave. Sipas saj, përmes këtyre grafiteve po tentohet të shpërfaqet mendësia se vajzat e gratë janë objekt i shitjes. Lidhur me përplasjet mes Vetëvendosjes dhe PDK-së se kush i ka bërë ato grafite, Metaj-Isufi thotë se askush nuk duhet ta marrë rolin e hetuesisë.

“Subjekti Partia Demokratike e Kosovës duhet të dalë me një deklaratë, pra duhet të distancohet nga kjo nëse nuk është e organizuar nga ta”, tha ajo.

Ndërsa, zëdhënësi i PDK-së në Ferizaj Selim Marevci, thotë se ideatorë të këtyre llojeve të sulmit është pikërisht Vetëvendosje. Sipas Marevcit kjo parti ka mundur të bëj një gjë të tillë vetëm që të akuzojë PDK-në.

“Gjithmonë Partia Demokratike ka qenë kundër këtyre llojeve të protestave e më së paku me lloje të tilla seksiste siç ka ndodhë me rastin e deputetes në fjalë, e më së paku tek sulmi i pronës private. Ne e dënojmë fuqishëm aktin e tillë dhe u bëjmë apel organeve relevante dhe të hedhet në dritë e vërteta. Me vet faktin që ky sulm u bë pas një muaji e gjysmë që ka dalë deputetja nga PDK, nuk le dyshime që PDK aspak nuk është pjesë e këtyre protestave të tilla. Nuk shkon shumë larg mendësh që Vetëvendosje të bëjë një gjë të tillë vetëm të akuzojë Partinë Demokratike”, tha Marevci.

Deputetja  Adelina Grainca e cila e fitoi mandatin duke garuar me PDK-në kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje gjatë seancës për zgjedhjen e presidentes ku dhe votoi për Vjosa Osmanin.

Ish-partia e saj, PDK, në vazhdimësi ka kërkuar nga Grainca që të jap dorëheqje nga pozita e deputetes dhe t’ua kthejë mandatin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending