Connect with us

Ferizaj

35 të infektuar me koronavirus në shkollat e Ferizajt

Published

on

Rritja e numrit të të prekurve me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë, ka ndikuar edhe në shtimin e rasteve nëpër institucionet arsimore.

Aktualisht në shkollat e Ferizajt janë regjistruar 35 raste aktive me Covid-19 përfshirë nxënës, mësimdhënës, staf administrativ e teknik.

Drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani, tha se nga dita e djeshme është mbyllur shkolla fillore “Abetarja” në  Softaj, ndërsa klasët nga 6-9 në shkollën “Arsim Rexhepi” në Sazli, kanë kaluar në mësimin online.

”Jemi duke vazhduar procesin mësimor sipas skenarit A dhe B, ndërsa ajo që duhet të theksohet se nga dita e djeshme ne kemi marrë një vendim nga IKSHPK-ja që shkolla “Abetarja” në Softaj dhe shkolla “Arsim Rexhepi” në Sazli të kalojnë në sistemin online pasi kemi një numër të të infektuarve të personelit mësimor, shkolla në Softaj ka kaluar në sistemin online nga niveli  0-9, kurse ”Arsim Rexhepi” ka kalur vetëm klasa 6-9, ndërsa në shkollat e tjera kemi raste individuale të të infektuarve, por që po ia dalim disi”, tha Llabjani.

Llabjani thotë se do t’i respektojnë vendimet e organeve kompetente nëse vendosin që procesi mësimor të kaloj në sistemin online, edhe pse thekson se me këtë skenar nxënësit po humbasin shumë.

Dhashtë Zoti të mos jetë e vërtetë, por sido që të jetë ato janë organe kompetente të cilat vendosin për një gjë të tillë dhe ne duhet t’i respektojmë vendimet e tyre, megjithatë do të ishte më së miri të mos kalojmë në sistemin online pasi kemi humbur mjaft shumë gjatë kohës kur kemi punuar online, ndërsa humbje kemi pasur edhe kur jemi kthyer në objekte shkollore”, tha Llabjani.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 78.380 raste të infektimit. Prej tyre 1.723 kanë vdekur.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending