Connect with us

Ferizaj

Banorët e rrugës “Fehmi Agani” ankohen se deponia ilegale po ua rrezikon shëndetin

Published

on

Banorët e rrugës “Fehmi Agani” në Ferizaj tash e disa vite janë duke ‘’bashkëjetuar” me një deponi  të mbeturinave.

Ata thonë se nga kjo deponi mbeturinash po u rrezikohet jeta.

“Ka disa vite me radhë që është kështu, ne kemi dashur që vet të organizohemi edhe ta pastrojmë, por nuk kemi mundur, përveç erës ka edhe minj e gjarpërinj, gjithçka është e mundur këtu”, tha Xhelal Bislimi, banor.

“Unë këtu e kam shtëpinë, 5 metra nga kjo deponi, është shumë rrezik, dritaret nuk vjen në shprehje me i hap me vite, është rrezik jo vetëm nga kundërmimi, por ka edhe gjarpërinj e minj, mandej grubmullohen edhe qentë endacakë, ne këtu po jetojmë nuk po kemi ku të shkojmë”, tha Avni Hajdari, banor.

“Këto mbeturina po shkaktojnë sëmundje të ndryshme, vet fakti që kur kalon këtu shkaktohet stres dhe  më pas shkaktohen edhe shumë sëmundje të ndryshme, kur kalojmë këtu duhet me mbulu fytyrën për shkak të erës që vjen”, tha Alina Jashari, banore.

Banorët paralajmërojnë protesta në rast se institucionet nuk ndërmarrin asgjë në këtë drejtim.   

Me vite  e kemi këtë problem, fajtor kryesor janë edhe banorët edhe pronari i shtëpisë, por edhe komuna se kurrë s’ka intervenu, këtu ka banorë, ka fëmijë, këtu jo që  ka minj, por edhe gjarpërinj, është e pabesueshme se si është neglizhuar kjo nga komuna. Nëse nuk intervenohet unë do të organizoj protestë dhe do të bllokoj çdo rrugë, nuk do të tolerojmë më”, tha Fadil Bislimi.

Në kompaninë “Pastërtia” thonë se disa herë  e kanë larguar këtë deponi, por ajo përsëri po krijohet si pasojë e papërgjegjësisë së vet banorëve.

“Ne si kompani jemi informuar disa herë për atë deponi aty dhe kemi bërë tërheqjen dhe bartjen e mbeturinave nga aty, por aty është një pjesë edhe  private dhe ne si kompani nuk kemi të drejtë me hy, por ne si kompani sa herë është kërkuar nga drejtoria e ambientit kemi bërë tërheqjen e asaj deponie, por papërgjegjësia e qytetarëve dhe ka vazhduar e njëjta gjë, kjo është krejt papërgjegjësi e atyre banorëve”, tha Naim Nuhiu, zv.kryeshef i kompanisë “Pastërtia”.

Për këtë problem disavjeçar që ka kjo lagje në Inspektoratin komunal të Ferizajt dhe në Drejtorinë e Shërbimeve Publike nuk pranuan të flasin duke ia bartur përgjegjësinë njëra tjetrës, e duke u arsyetuar se kjo deponi është në pronë private dhe nuk e kanë të lehtë të intervenojnë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending