Connect with us

Ferizaj

27 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Ferizajt

Published

on

Rritjes së numrit të personave të prekur me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë, nuk i ka shpëtuar as komuna e Ferizajt. Vetëm gjatë dy ditëve të këtij vikendi në këtë qytet u konfirmuan 34 raste pozitive, duke e çuar në 137 numrin e të infektuarve aktiv.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19, në këtë institucion shëndetësor është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë.

“Situata është e menaxhueshme, është një rritje e lehtë, momentalisht në spital i kemi 27 pacientë që janë të hospitalizuar dhe gjendja e tyre e përgjithshme është relativisht stabile. Çdo ditë i kemi 10 pacientë që kërkojnë shërbime specialistike, kështu që ka filluar një rritje e lehtë. Siç e dini  ditëve të fundit kemi rritje të numrit të cilët janë pozitiv dhe kjo është shqetësuese për neve pasi pas 2 jave këta pacientë kanë me kërku nevojë mbështetëse për oksigjeno-terapi”, tha Zeqiri.

Zeqiri thotë se rritja e numrit të të infektuarve mund të shkaktoj sërish telashe në ofrimin e shërbimeve të tjera shëndetësore brenda këtij spitali.

“Spitali i Ferizajt i ka vetëm 70 shtretër të dedikuar për trajtim të Covid-19 dhe çdo rritje enorme  e numrit neve na shkakton probleme në organizim të punës, por edhe në mbylljen e shërbimeve të tjera që tashmë vetëm i kemi hapur dhe kjo është ajo problematika që neve na shkakton rritja e rasteve”, theksoi Zeqiri.

Gjatë ditës ekipi i Televizionit Tema provoi të marrë një prononcim edhe nga drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Ferizaj Sevdije Mehmeti, në lidhje me numrin e kërkesave për testime, por ajo nuk pranoi të flas me arsyetimin se është e zënë dhe se nuk ka informacione për numrin e testimeve që bëhen në institucionin që ajo drejton.

Derisa ekipi ynë qëndroi në këtë qendër, disa qytetarë kishin ankesa se ka mbi 10 ditë që kanë kryer teste, por që ende nuk janë lajmëruar për rezultatin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending