Connect with us

Ferizaj

Interesim i lartë i personave mbi 65 vjeç për vaksinën anti-COVID në Ferizaj

Published

on

Edhe pse akoma nuk dihet saktësisht se kur do të nis vaksinimi i popullatës kundër koronavirusit në Kosovë, qendrat mjekësore kanë nisur t’i ftojnë qytetarët mbi moshën 65 vjeçare që të regjistrohen për të marrë këtë vaksinë.

Në Qendrën e Vaksinimit në Ferizaj vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar më shumë se 40 persona për t’u vaksinuar kundër virusit korona.

Ndër të parët që erdhi për t’u regjistruar në këtë qendër është 72 vjeçari Vahidin Hoxha nga Ferizaj, i cili thotë se ka qenë i infektuar me Covid-19,  prandaj edhe dëshiron që të vaksinohet.

“E lexova në facebook për me u lajmëru, vaksina nuk ka ardhë ende, por unë erdha me u regjistru,  unë kam shpreh dëshirën me marrë pasi kam qenë vet i infektuar më shumë se 1 muaj dhe shumë vështirë e kam kalur,  prandaj dua me marrë”, tha Hoxha.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj Nadire Ymeri, tregon se qytetarët mund të regjistrohen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Ferizaj dhe në fshatra,  por edhe përmes telefonit. Ajo tha se procesi i regjistrimit do të zgjasë deri në ardhjen e vaksinës.

“Nga sot ka filluar të bëhet evidenca e qytetarëve mbi moshën 65 vjeç, përfshirë edhe ata me sëmundje kronike të kësaj grup-moshe  dhe më pas këto lista do të dërgohen në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, pastaj ne do të presim edhe vaksinat anti-Covid për të filluar edhe vaksinimin”, theksoi Ymeri.

Doktoresha Drita Nazifi-Emini, u bëri thirrje qytetarëve që të lajmërohen për vaksinim.

“Ne e kemi përfunduar trajnimin për metodën e përgatitjes dhe të aplikimit të vaksinës anti-Covid-19 e cila do të jetë tek ne në fazën e parë vaksina “AstraZeneca” që është e miratuar nga OBSH-ja. Ne i ftojmë të gjithë qytetarët pa hezitim sepse kjo vaksinë është një mbrojtje për shëndetin e tyre. Kjo vaksinë pas dozës së parë duhet të merret përsëri doza e dytë e vaksinës që planifikohet të merret pas 4 jave e që zgjatë deri në 12 javë dhe aplikimi i dy dozave të vaksinave tek një pacient është një imuniteti i arritur deri në 94%, prandaj ftojmë qytetarët që ta marrin këtë vaksinë pasi është në mbrojtjen e shëndetit të tyre”, tha doktoresha Drita Nazifi-Emini.

Ajo thotë se edhe pse të moshuarit janë vaksinuar me vaksinën kundër gripit sezonal, vaksina anti-Covid duhet të merret prapë, pasi dallon me atë të gripit sezonal.

“Ne e kemi përfunduar vaksinën e gripit sezonal që dallon shumë nga kjo vaksinë, ajo e gripit sezonal ka qenë mbrojtja e pacientit nga katër lloje të virusëve, por në atë vaksinë nuk ka qenë edhe mbrojtja ndaj virusit Covid, prandaj është një vaksinë e veçantë vetëm për anti-Covid-19 që mund ta marrin të gjithë qytetarët, edhe ata të cilët e kanë kaluar Covid-19”, u shpreh Nazifi- Emini.

Pas vaksinimit të personave mbi moshën 65 vjeçare do të vaksinohet personeli shëndetësor, kurse më vonë qytetarët tjerë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending