Connect with us

Ferizaj

Kritikohet mënyra e votimit për ngastrat kadastrale

Published

on

Kuvendi Komunal i Ferizajt miratoi propozimin e Drejtorisë së Bujqësisë për ndarjen e subvencioneve gjatë vitit 2021, në vlerë mbi 300 mijë euro.

Drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, tha se kët vit ka rritje të subvencioneve në bujqësi.

“Sivjet ka rritje të subvencioneve në vlerë prej 65 mijë euro dhe në total subvencionet janë 365 mijë euro”, tha Bajrami.

Imri Hashani nga LDK-ja dhe Balton Dërguti nga nisma ”Guxo”, kritikuan mënyrën e planfikimit të shpërndarjes së këtyre subvencioneve.

“Tek subvencionimi i fermerëve kultivues të perimeve në serra me fidane është 15 mijë euro, pa procedurë të prokurimit. Në bazë të cilit ligj ndahen, a ndahen me tender, me konkurs apo me çfarë kritere do të jepen këto pasi shkruan pa procedurë të prokurimit?”, pyeti Imri Hashani.

“Natyrisht se do të bëhet thirrje publike, asaj thirrje publike do t’i përgjigjen kultivuesit e perimeve në serra që kanë 3 ari e mbi, ata do të paraqiten tek zyret tona, do ta mbushin aplikacionin, ne do të dalim në terren dhe do ta bëjmë vlerësimin e mandej do ta shpallim listën përfituese. Ata e kanë obligim me bë mbjelljen e perimeve dhe ne do të dalim prapë në terren me i shiku a i kanë mbjell apo jo”, tha Bajrami.

“A keni bërë ndonjë vlerësim më herët në bazë të dhënies së fidaneve që keni ndarë, sepse unë kam dëgjuar se në shumë vende u janë dhënë fidane joprofesionistëve dhe nuk i kanë kultivuar ato dhe janë tharë, po ashtu edhe tek dhënia e lopëve qumështore, kjo më shumë konsiderohet si një ndihmë dhe nuk është ndonjë investim, pasi shumë prej tyre nuk i kanë fare”, tha Balton Dërguti.

“Kryetari Aliu ka krijuar komisionin e veçantë që ka bërë vlerësimin e investimeve tona dhe i kam të gjitha raportet edhe të përfituesve të arrave, edhe të lopëve, unë jam shumë i kënaqur me këtë investim që kemi bërë dhe mjafton që të bëni një rrugë deri në Gaçkë apo Pleshinë dhe të shihet produkti i arrës dhe kapacitetet prodhuese të tyre”, tha Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë.

Kuvendi sot miratoi edhe 4 propozime që kishin të bënin me shpallje të interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale.

E, për mënyrën se si po miratohen këto propozime, reagoi asamblisti Enver Bajrami.

“Çështjen e këtyre dhënieve të pronave pata kërkuar që të bëhet e mundur teknikisht përmes monitorit që ta dimë se për çfarë po bëhet fjalë, këtu ka mundësi që dikush edhe shtëpinë e vet me bë ndërrim dhe nuk e di, prandaj mos të shndërrohemi në mekanizëm ngritje e ulje të dorës, pasi nuk është  e qartë se për çfarë po votohet”, tha Bajrami.

Kuvendi Komunal i Ferizajt miratoi edhe propozimin e drejtorisë së Administratës që të dalë në diskutim publik draft-rregullorja komunale për transparencë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending