Connect with us

Ferizaj

Çka mendojnë ferizajasit për vendimin e KGJK-së?

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar dje se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bazuar në përgjigjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës,   këta 47 kandidatë të cilët janë në listat e partive që janë paraqitur në KQZ, janë shpallur fajtorë për vepra penale me vendim të shkallës së prerë të Gjykatave në tri vitet e fundit dhe si të tillë mund të mos kenë të drejtë të garojnë në zgjedhje.

E, këtë vendim nuk e kanë mirëpritur qytetarët ferizajas të cilët fajësojnë institucionet e drejtësisë dhe KQZ-në se janë duke bërë manipulime.

Sipas tyre, krejt kjo është duke u bërë për të mos e lënë Albin Kurtin të vie në krye të qeverisë.

“Nuk është në rregull çka është duke bërë KQZ-ja, e ka humbur kontrollën komplet, e para e bënë për neve diasporën me telefon që kjo nuk është në rregull, ndoshta unë nuk e dëgjoj telefonin dhe ma humb të drejtën për votë. Ndërsa për këtë vendimin e fundit mos me i lënë në lista kandidatët është manipulim, nuk është në rregull aspak, e gjithë bota është duke qesh me neve. Deri sa të vie Albin Kurti e Vjosa Osmani kështu do të shkoj“, tha Sadri Shijaku.

“Nuk duhet me i heq kandidatët prej listës, por duhet me u heq ata që janë në gjykatë, asnjë mos me lënë, të gjitha gjykatat nuk janë duke punuar për popullin e Kosovës, ky vendim që është marrë ne nuk e pranojmë,  populli nuk e pranon, nuk vlen çka thotë një person,  nëse populli e zgjedh nuk vlen një person me dëgju çka thotë”, tha një tjetër qytetar i Ferizajt.

“Është  e padrejtë me u eliminu njerëzit që kanë merita, kuptohet për kë e kemi fjalën, për Albin Kurtin, është marri e Zotit me e eliminu, ai veprën e ka bërë, por  krejt kjo është bërë veç me eliminu Albin Kurtin se e kanë nuhatë që do të fitoj bindshëm”, tha Hysen Ahmeti.

“Albin Kurti duhet me qenë në listë, ata që mendojnë me heq atë duhet me u heq vet nga ato karrige që janë”, u shpreh një qytetar i Ferizajt.

Por, ka edhe nga ata qytetarë që thonë se vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është i drejtë, pasi kandidatët që kanë vepra penale nuk duhet të jenë nëpër institucione.

“I kam përcjell mjaft mirë, vendim i drejtë, nuk i kisha lënë nëpër poste udhëheqëse personat që janë të dënuar, për mua është gjithçka në rregull, duhet me vazhdu edhe më tej kështu, kryeministri me u zgjedh i dënuar kjo është jonormale“, tha Jahir Sokoli.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, do ta bëj më së largu deri nesër.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending