Besimtarët katolik anekënd botës po kremtojnë festën më të gëzuar të krishterë, atë të Krishtlindjes.
Për nder të kësaj feste në kishën katolike ‘’Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, mëngjesin e sotëm është mbajtur mesha e Krishtlindjes, të cilën e ka udhëhequr famullitari i kësaj kishe Don Viktor Sopi, i cili kërkoi nga Zoti falje për popullin dhe më shumë dashuri mes tyre.
“Porosia e Krishtlindjes sot është që në të bëhemi djep ku Zoti zbret dhe e ngrohë jetën e njeriut në këtë tokë”, tha Sopi.
Sopi bëri thirrje që të ketë sa më shumë paqe dhe solidaritet.
“U dëshiroj të gjithë qytetarëve, njerëzve të vullnetit të mirë që me të vërtet të kemi sa më shumë paqe dhe atë ta reflektojmë në marrëdhëniet tona mes vete”, tha Sopi.
Për shkak të situatës me pandeminë, këtë vit kisha katolike ”Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, nuk ka pritur vizitorë.