Connect with us

Ferizaj

Marketet ankohen se nuk po u lejohet të punojnë pas orës 18:00

Published

on

Pronarët e marketeve të vogla të cilat operojnë në komunën e Ferizajt, po ankohen se pas orës 18:00 Policia e Kosovës së bashku me Inspektorët po i mbyllin ato detyrueshëm, edhe pse sipas tyre, në bazë të vendimit të ri marketet lejohen të punojnë edhe pas orës 18:00.

“Në orën 18:00 e mbyllim, ne nuk jemi mirë të informuar se a me punu apo jo. Çdo ditë e mbyllim në këtë orë sepse po vijnë inspektorët dhe po na thonë që duhet me e mbyllë. Jemi interesuar, por nuk jemi të informuar, ne nuk kemi shumë punë me klientë, i marrin pijet ecin. Disa po thonë kemi të drejtë me i mbajtë hapur e disa po thonë jo”, Burim Behluli, pronar i marketit ”Blerta” në Ferizaj.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Enver Haliti, thotë se niveli lokal është duke i keqinterpretuar vendimet e fundit të Qeverisë. Ai thotë se këtyre marketeve u lejohet të punojnë edhe pas orës 18:00.

“Kohëve të fundit kemi parë që është bërë një padrejtësi ndaj marketeve të vogla në Ferizaj, sepse po keqintepretohen dy vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me menaxhimin e pandemisë COVID-19. Fjala është për marketet e vogla të cilat nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Komunal po detyrohen të mbylllen në ora 18:00 edhe pse sipas dy vendimeve të fundit të Qeverisë veprimtaria e këtyre marketeve lejohet të punojnë edhe pas orës 18:00”, tha Haliti.

Në anën tjetër, inspektorati komunal në Ferizaj Besim Uruçi, thotë se janë duke vepruar sipas vendimit të Qeverisë, i cili  thotë se këtyre bizneseve nuk u lejohet puna pas orës 18:00.

“Sipas vendimit të Qeverisë numër 0142 i datës 11.11.2020, veprimtaria e këtyre subjekteve është  e ndaluar pas orës 18:00 për qytetet që gjenden në zonën e portokalltë. Intepretimi i tyre që lejohet me punu për neve nuk është i saktë, ne jemi konsultuar edhe me zyrën ligjore të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe një gjë  e tillë është e ndaluar pas orës 18:00“, tha Besim Uruçi, inspektor i tregut në komunën e Ferizajt.

6 ditë më parë komuna e Ferizajt është larguar nga zona e kuqe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë. Bazuar në situatën epidemiologjike, kjo komunë tani kategorizohet me rrezik të mesëm të infeksionit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending