Organizata “Kids for Kosovo” shpërndau dhurata për nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Doganaj. Përveç pakove për nxënës, kësaj shkolle kjo organizatë ia dhuroi edhe tre video-projektorë. Alma Topalli, nga organizata “Kids for Kosovo”, tregon se këtë donacion e kanë realizuar falë grumbullimit të të hollave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në platforma sociale.
”Edhe pse këtë vit me pandeminë gjërat kanë qenë shumë të vështira, ne nuk kemi pas mundësi me kriju aktivitete përmes së cilave kemi mundur me i njoftu njerëzit për këto projekte, mirëpo nuk kanë mungu donacionet të cilat kanë ardhë prej ”Facebook”-ut dhe faqes sonë në “GoFundMe”. Unë dua t’i falënderoj të gjithë bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në mërgim, ata në Gjermani, Zvicër, Francë dhe vende të tjera të cilët për ditëlindjet e tyre kanë rritur fonde në profilet e tyre në ”Facebook” dhe përmes atyre fondeve ata kanë arritë me na ndihmu neve që me realizu edhe këtë projekt. Brenda pakove ka fletore, lapsa dhe ushqim si dhuratë për këtë fundvit për fëmijët e kësaj shkolle”, theksoi Alma Topalli.
Kjo organizatë këtë shkollë e ka ndihmuar edhe me gjëra të tjera në vlerë prej 13,000€.
”Këtë vit ne kemi vendosë me i ndihmu kësaj shkolle me renovime të cilat kanë qenë shumë të nevojshme. Një ndër to është dritaret dhe dyert e reja që i kemi sjellë ne me donacionet që i kemi mbledh këtë vit. Për këtë shkollë donacionet që ne kemi arritë me i mbledh deri më tani janë 13,000€”, u shpreh Topalli.
Ndihmat që po i bëhen këtij institucioni arsimor nga kjo organizatë, u mirëpritën edhe nga stafi i shkollës.
”Ky donacion ka qenë shumë i mirëseardhur për këtë shkollë. Kjo shkollë është hap rreth 40 vite më parë. Në këtë shkollë nuk është investu më parë, falë këtij donacioni kemi fillu me investu në krejt këto çka po shihen tash në shkollë. Përveç pakove, të gjitha dritaret e shkollës, dyert kanë qenë pjesë e donacionit edhe janë ende duke punu në këtë drejtim. Gjithashtu edhe projektorët i kanë sjellë, kjo është një ndihmesë shumë e madhe për mësimin të cilin e bëjmë ne. Besojmë se projektorët kanë me hy shumë në punë në këtë shkollë. Ne i kemi pajisjet e tjera si kompjuterët andaj duke i përdorur edhe projektorët besoj se do të bëhet një mësim shumë më cilësor. Më herët i kemi pas dritaret shumë të vjetra të drurit, që e kanë leju të ftohtin dhe të nxehtin gjithashtu me hy brenda, e tash prej se janë vendosë është shumë më mirë këtu”, tha mësuesja e kësaj shkolle Fatime Jashari.
Organizata “Kids for Kosovo” vite më parë ka ndihmuar edhe shkollën “Mejdi Xhaferri” në fshatin Mirosalë me krijimin e librarisë, pajisjen me kompjuter dhe projektor, renovimin e toaleteve, ngjyrosjen e klasëve, e të tjera.