Connect with us

Ferizaj

Rregullorja për dhënien e tokës komunale për ndërtim sërish në Kuvend

Published

on

Draft rregullorja për dhënien e tokës së komunës për ndërtim dhe përdorim të bonusit përsëri do të dërgohet në Kuvendin Komunal për miratim, por tani me një emër më ndryshe. 

Për këtë dokument që tani quhet rregullore për këmbimin e pasurisë së paluajtshme të komunës përmes ndërtimit dhe përdorimit të bonusit, dha sqarime drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu duke treguar pse e kanë bërë një gjë të tillë.

“Duke e pas parasysh që qëllimi kryesor i krejt kësaj pune është i bazuar te këmbimi i pronës janë bërë këto përmirësime që kemi vërejtur në raport me rregulloren e parë të propozuar para disa muajsh. Në esencë rregullorja nuk ka ndryshime, përveç ndryshimit të termave që kuptohen më lehtë, sepse bazë e kësaj është këmbimi i pronës. Unë  e kam dhënë arsyetimin se kjo rregullore qëllim kryesor ka trajtimin e problemeve në qytet që lidhen me ndërtim. Problemi më i madh në Ferizaj është ndërtimi i banesave kolektive të privatizuara, ndërsa oborri i tyre ka mbetur i komunës. Edhe në diskutime publike ka qenë që oborri me dalë në emër të banorëve që janë pronarë të banesave kolektive, kështu që për me zgjidhë këtë problem e kemi propozuar këtë rregullore“, tha Lulzim Aliu.

Opozita kundërshtoi që ky propozim të diskutohet në seancën e ardhshme të Kuvendit.

“Propozoj që kjo pikë të hiqet si pikë e rendit të ditës, pasi në këtë seancë i kemi diku 17 pika edhe këto propozime po bëhen  më shumë se 20, nuk është mirë që kjo rregullore të shqyrtohet në këtë seancë pasi i kemi edhe 2 rregullore të tjera”, tha Imri Hashani nga LDK-ja.

Një propozim tjetër që iu procedua Asamblesë Komunale është edhe ai i Drejtorisë së Financave i cili parasheh që mjetet e disa projekteve kapitale t’iu transferohen projekteve të tjera.

“Ne kemi propozuar që në disa projekte kapitale ku kemi mbetje të mjeteve që nuk mund të shpenzohen këtë vit për shkak të natyrës së punës, kërkojmë nga ju që këto mjete t’i transferojmë në projektet ku kemi mungesë të mjeteve”, tha Sebahati Ajeti-Sadiku.

“Kjo pikë është e pakuptimtë, unë nuk kam mundur ta kuptoj, nuk e dimë  a do të kemi rishikim të buxhetit, ridestinim apo transferim, ne nuk mundemi me pas transferim më shumë se 5%, por këtu siç po shihet po del më shumë se 13%”, u shpreh Imri Hashani.

Seanca e Kuvendit Komunal të Ferizajt është caktuar për datën 23 nëntor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending