Connect with us

Ferizaj

Nis stolisja e qytetit për festat e fundvitit, qytetarët shprehen kundër

Published

on

Komuna e Ferizajt ka nisur ta stolis sheshin e qytetit me rastin e afrimit të festave të fundvitit.

Edhe pse sivjet këto festa do të festohen në rrethana pandemie, drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë Arben Halili, thotë se pandemia është edhe një motiv shtesë për ta zbukuruar qytetin, meqë një gjë e tillë, sipas tij, do t’iu  ndihmojë qytetarëve ta largojnë stresin e përditshmërisë pandemike.

“Ky vit ka qenë më ndryshe, jeta ka qenë më ndryshe dhe pas analizave që kemi bërë kemi vendosur që të kemi dekorim të qyetit, mund të ketë arsyetime të ndryshme, por nga analizat që kemi bërë kemi arritur në përfundim se qytetarët kanë kaluar në faza të ndryshme edhe në kuptimin psikologjik e njerëzor dhe e kemi parë të arsyeshme që sado pak të sjellim gëzim  tek ta”, u shpreh Arben Halili.

Por, ndryshe mendojnë qytetarët. Ata shprehen se në këtë situatë me të cilën po përballet e gjitha bota, mjetet  që do të shpenzohen për stolisje të qytetit duhet të orientohen diku tjetër.

Rregullimi i qytetit është në rregull, por ka gjëra më të nevojshme për t’i shpenzuar, na ka mbetur spitali në gjysmë, e shumë gjëra të tjera, por ata e dinë më mirë“, tha Danush Kadriu.

“Mirë nuk është, por qeveritarët e dinë më mirë, se në kohë pandemie ato të ardhura kanë mundur diku tjetër më i dërgu“, tha një qytetar që nuk pranoi të prezantohet.

Ndërkaq, drejtori Halili thekson se shuma afër 10 mijë euro që është ndarë për të zbukuruar qytetin, është shumë e vogël për ta orientuar tjetër kund.

 “Kemi dëgjuar edhe zëra se nuk duhet bërë dekorimi i qytetit në mënyrë që këto mjete të shkojnë për familjet në nevojë, megjithatë shuma të cilën e kemi ndarë këtë vit ka qenë 9 mijë e 942 euro, paramendoni sa familje nevojtare kishim mundur me i rehatu në kuptimin e krizave, do të thotë është e pamundur”, tha Halili.

Komuna e Ferizajt për çdo vit ndanë shumën e njëjtë për ta stolisur qytetin në vlerë rreth 10 mijë euro, e po ashtu edhe mjetet dekorative vendosen gati se të njëjtat vit pas viti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending