Connect with us

Ferizaj

Përurohet objekti i ri i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Dardani

Published

on

Në fshatin Dardani të Ferizajt është bërë përurimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në të cilën do të marrin shërbime mjekësore banorët e katër fshatrave të asaj ane si  Dardania, Zllatari, Mirosala dhe një pjesë e Sojevës.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Bekim Ademi, tha se përurimi i kësaj qendre është një ngjarje shumë e rëndësishme për banorët e kësaj ane.

“Sot jemi këtu në hapjen e qendrës mjekësore në fashtin Dardani, kjo qendër përfshin mbi 10 mijë banorë, është qendër jashtëzakonisht shumë funksionale e cila përpos mjekut familjar do të ketë edhe staf të mesëm infermierik, do të ketë edhe stomatologun dhe laboratorin ku qytetarët e kësaj pjese më nuk do të kenë nevojë që të vijnë në Ferizaj për të kryer një shërbim mjekësor, por të gjitha do t’i marrin në këtë qendër”, tha Ademi.

Kurse, drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri,  tregoi se rreth funksionimit të kësaj qendre tash e tutje.

“Këtu çdo ditë do të punoj mjeku familjar, çdo ditë do të jetë stomatologu së bashku me infermierë, këtu do të kryhen shërbimet si infuzionet, therrjet intravenoze, do të bëhet bëhet edhe vaksinimi i fëmijëve, por edhe vaksinat  që jepen për gripe, do të funksionoj shërbimi antenatal, edhe këtu do të funksionoj shërbimi për vizita nëna dhe fëmijë deri 3 vjet, si dhe shumë shpejtë do të fillojmë edhe me analiza laboratorike”, njoftoi Ymeri.

Për ndërtimin e kësaj qendre falënderues u shprehën përfaqësuesit  e fshatit Dardani dhe Zllatar.

“Kjo qendër ka filluar të ndërtohet më 4 gusht të vitit 2017 dhe ka qenë shumë i rëndësishëm ndërtimi i kësaj qendre pasi banorët kanë udhëtuar mbi 17 kilometra për të shkuar në Ferizaj dhe të marrin shërbime, ka qenë pak një zvarritje e ndërtimit, por sot jemi të lumtur që po fillon punën”, tha Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar.

“Kjo qendër ka qenë shumë e nevojshme dhe si nevojë e kahmotshme që ka qenë qysh në mandatin e kaluar kryetari Muharrem Svarqa, unë dhe asamblisti Xhevat Sallahu së bashku kemi kërkuar në vazhdimësi dhe kemi arritur që të futet në rend dite dhe fatmirësisht pati filluar atëherë, por më pas kishte disa probleme me objektin e vjetër, por tani është kryer dhe po lëshohet në punë kjo qendër”, tha përfaqësuesi i fshatit Dardani, Fadil Halili.

Kjo qendër do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 8:00 deri në mesditë, ndërsa planifikohet që në të ardhmen të punohet edhe me dy ndërrime.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria në Ferizaj do të mbajë konferencë për media për rastin e vrasjes të Muhamed Likës

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes të rreshterit të Policisë së Kosovës në Kaçanik, Muhamed Lika.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini, prokurori i çështjes z.Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është vrarë në orët e vona të 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Ceremonia e varrimit e të ndjerit do të mbahet pas orës 17:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, njoftuan familjarët përmes rrjeteve sociale.

Continue Reading

Trending