Adhuruesit e Halloween-it këtë vit nuk do ta festojnë këtë festë. Është Qeveria e Kosovës ajo që ka urdhëruar që mos të ketë organizme, për shkak të pandemisë. E, për ta zbatuar këtë vendim është angazhuar Policia. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi, tha se Policia do të shqiptoj gjoba për të gjithë ata që organizojnë evente të tilla.
“Nesër më 31 tetor në mbarë botën edhe te ne festohet festa e ”Halloween”, por këtë vit meqë jemi në pandemi nuk lejohen grumbullimet e kësaj natyre. Policia qysh sot ka nisur të kontrolloj qendrat tregtare, sheshet, prandaj i njoftojmë qytetarët se këto nuk do të lejohen”, tha Gashi.
Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt pati edhe një thirrje, por jo për halloween por krejt për diçka tjetër.
“Ka një muaj që jemi duke hulumtuar për një person. Një qyetar, një djalë i ri i ka gjetur disa para dhe ato i ka sjellur në Polici. Paratë janë gjetur pa dokument identifikimi, pa protofol dhe deri tani kemi provuar në të gjitha mënyrat që të vijmë deri tek pronari i këtyre të hollave, por nuk kemi arritur ta gjejmë, prandaj lusim qytetarin që me datën 29 shtator rreth orës 20:00 në afërsi të Policisë ka tërhequr para nga bankomati që të lajmërohet dhe t’i marrë paratë e tij që i kanë humbur”, tha Gashi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, foli edhe për raportin 24 orësh të Policisë në Ferizaj duke thënë se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 157 tiketa dhe 48 vërejtje, të gjitha këto për moszbatim të masvae anti-covid.