Connect with us

Ferizaj

Përurohet obelisku kushtuar 105 martirëve në fshatin Sazli

Published

on

Në Sazli të Ferizajt u përurua obelisku kushtuar 105 martirëve të masakruar nga ushtria serbe më 24 tetor të vitit 1912.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se ky obelisk do të mbetet kujtim i përhershëm për brezat e rinj.

 “Edhe obelisku hijerëndë flet pa fjalë, flet triumfues përballë historisë mbi një shekullore për t’u rikthyer krenar me emrat e martirëve që i dhanë shumë kësaj toke pa më të voglin dyshim, kjo ngjarje e cila përkon njëjtë me lindjen e qytetit është ndër më të vjetërat histori, gjurmë të së kaluarës që brezat e ardhshëm ta nderojnë me epitet çdo copëz toke të larë me gjak dëshmorësh e martirësh, kjo pra është Kosova dhe ky është përkujtimi që sot po e bëjmë në këtë vend“, tha Aliu.

Të pranishmëve iu drejtua edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit bashkëvendas i sazliasve, Elmi Reçica. Ai tha se kjo ngjarje e vitit 1912 dëshmon se serbët në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë ndaj popullit shqiptarë.

 “Ky obelisk dëshmon dhunën e vazhdueshme dhe masakrat që  i ka kryer shteti serb dhe këtu duhet theksuar se përgjatë historisë është pikërisht shteti serb që ka kryer maskara në Kosovë. Shqiptarët në të gjitha luftërat e tyre kanë pasur pozicion mbrojtës, shqiptarët në çdo luftë dhe angazhim kanë bërë luftë çlirimtare, ata në asnjë moment nuk kanë pasur as kapacitet e as mundësi për të ushtruar dhunë kundër të tjerëve“, theksoi Reçica.

Iniciatori i ndërtimit të këtij obelisku Liman Rushti, u shpreh se me këtë vepër realizoi një ëndërr të kahershme të tij.

“Sot jam më i gëzueshëm se kurrë  në jetën time që arrita me realizu idealin, amanetin që i kam vu vetes që nga viti 1975 kur kam magjistruar, por kushtet deri sot nuk e mundësuan, prandaj falënderoj donatorët dhe bashkëfshatarët tanë që  mundësuan ndërtimin e këtij obelisku“, theksoi Rushiti.

Iniciatorët e ndërtimit të këtij obelisku thanë se aty nuk janë shkruar emrat e 105 martirëve, meqë disa prej tyre nuk ishin banorë të Sazlisë, por ishin banorë të fsharave të tjerë që në ditën e masakrës ishin mysafirë në këtë fshat.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending