Connect with us

Ferizaj

Në gjykimin ndaj Faik Graincës, Arben Kurteshi thotë se peticioni i tij përmbante vetëm 21 nënshkrime

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në komunën e Ferizajt, Faik Grainca, i cili akuzohet se gjatë hartimit dhe miratimit të Planit Zhvillimor Komunal ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka falsifikuar dokumente.

 Në seancën e sotme është dëgjuar i akuzuari Arben Kurteshi, i cili ishte dorëzues i peticionit të banorëve që ishin pro ndërtimit të lartë në rrugën “Astrit Bytyqi”, peticion ky i cili ishte marrë për bazë që kjo rrugë të shndërrohet në zonë të ndërtimit të lartë, meqë peticioni i Kurteshit kishte më shumë nënshkrime krahasuar me atë të Bekim e Imri Halitit në të cilin kishin nënshkruar qytetarët që ishin kundër ndërtimeve të larta në atë pjesë të Ferizajt.

Kurteshi i cili akuzohet se ka falsifikuar peticionin, deklaroi se ai i kishte mbledhur vetëm 21 nënshkrime dhe se nuk ka njohuri se si peticionit të tij iu shtuan edhe nënshkrime të tjera.

“Nga lindi ideja me mbledh nënshkrime?”, pyeti gjyqtari Sahit Krasniqi.

“Ka pas diskutime publike, mandej me Faruk Lipovicën kemi biseduar se ai është aktivist i lagjes dhe ai i ka mbledh në pjesën e vet nënshkrimet unë në timen dhe  unë përveç në pjesën time ku i kam mbeldh 21 nënshkrime dhe jap përgjegjësi për to, unë në asnjë shtëpi s’kam dalë me mbledh nënshkrime”, tha Kurteshi.

Kurteshi u pyet se a ka mbledhur edhe dikush tjetër nënshkrime të banorëve që ishin pro ndërtimit të lartë në rrugën ”Astrit Bytyqi” .

”Përveç teje dhe Faruk Lipovicës që qenkeni marrë vesh, kush tjetër ka qenë duke mbledh nënshkrime pro ndërtimit të lartë?”, pyeti Krasniqi.

“Përveç dëshmitarit që ka qenë këtu, miku i Farukut, që tha kam dalë me mbledh për Farukun, për dikënd tjetër nuk kam njohuri që dikush tjetër ka qenë duke mbledh nënshkrime”, u përgjigj Kurteshi.

Në këtë seancë, trupi gjykues i udhëhequr nga Sahit Krasniqi, vendosi që të refuzoj kërkesën e palës së dëmtuar, në këtë rast Bekim Halitit, që të vendoset masë e sigurisë dhe të ndalohet ndërtimi i objektit të lartë në parcelën 2939-0 në rrugën”Astrit Bytyqi”, me arsyetimin se një kërkesë e tillë e parashtuar edhe më parë pranë kësaj gjykatë ishte hedhur  poshtë në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur më datën 1 prill 2019.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending