Connect with us

Ferizaj

Miratohet buxheti i Ferizajt për vitin 2021

Published

on

Me 27 vota për dhe 7 kundër Kuvendi Komunal i Ferizajt ka miratuar buxhetin e vitit 2021-2023 në vlerë mbi 34 milionë euro.

Kryetari Agim Aliu, tha se buxheti për vitin 2021 është zvogëluar për gati 2  milion euro si rezultat i pandemisë, mirëpo theksoi se pavarësisht kësaj nuk do t’i ndalin investimet që i kanë planifikuar.

Ai njoftoi se në këtë projekt-buxhet është paraparë ndërtimi i dy shkollave, ndërtimi i një çerdheje, ndërtimi i objektit të ri për kompaninë “Pastërtia”, ndërtimi i Stacionit të Autobusëve, rikonstruktimi i tregut të gjelbër, e investime në bujqësi, sport e kulturë, duke veçuar se do të bëjnë katër projekte, siç tha ai,  unike.

“Projekti për ndërtimin e shtëpisë së pensionistëve, ndërtimi i qendrës rehabilituese për përdoruesit e substancave narkotike, ndërtimi i strehimores për gratë viktima të dhunës, ndërtimi i kompleksit për personat me nevoja të veçanta si dhe i qendrës burimore për fëmijët me nevoja të veçanta janë vetëm disa nga asetet institucionale, pasuritë e shërbimeve që Ferizaj për pak kohë do t’i ketë. Investimet në rregullimin e vazhdueshëm deri në të fundit projekt për infrastrukturën rrugore është synimi i pakos sonë të veprimeve në infrastrukturën rrugore”, tha Aliu.

Anëtarët e Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, i gjetën vërejtje projekt-buxhetit të hartuar nga ekzekutivi.

“Zyra e kryetarit me gjithsej 12 punëtorë sa i ka ka ndarë diku 110 mijë euro për paga, ndërsa zyra e Kuvendit të komunës që i ka 41 asamblistë dhe anëtarë tjerë staf parashihen vetëm 139 mijë euro dhe një llogaritje të bëhet del se një pagë e punëtorit të kabinetit të zyrës së kryetarit është diku 765 euro, kjo me të vërtet është  pagë e lartë”, tha Imri Hashani nga LDK-ja.

“Meqë unë kam qenë kryetar i komunës në mandatin paraprak duke e pas parasysh projekt-buxhetin që na është servuar këtu më është dhënë mundësia që një akuzë të fajësisë sime të paqenë për krijimin e borxheve, të ashtuquajtura, ta sqarojmë tani. Nëse ne e analizojmë buxhetin dhe e shohim raportin e auditorit gjeneral janë rritur borxhet e komunës ndaj operatorëve ekonomik për 1 milion euro, pra kryetari Aliu që është zotuar se do ta zvogëloj këtë borxh tani ka dalur në rritje të borxheve. Kryetari Aliu është mirë në pikëpamje kolegiale të na sqaroj se a është metodë e mirë ajo që e ka aprovuar nga qeverisja e kaluar për planifikimin e projekteve 3 vjeçare dhe ta pranoj botërisht për shkak se të njëjtën e ka zbatu më mirë se unë ose të kërkoj falje se ato borxhe nuk kanë qenë, por kanë qenë borxhe që është dashur t’iu paguhen operatorëve ekonomik për shkak të punëve që kryhen”, tha Muharrem Svarqa nga LDK.

“Ne vërtet kemi origjina të ndryshme, datëlindje të ndryshme dhe shkolla të ndryshme edhe politike edhe jetësore, por unë dhe qeverisja ime asnjëherë nuk i kemi takuar dhe nuk do t’i takojmë shkollës së propagandës, shkollës së hipokrizisë dhe shkollës së demagogjisë, nëse do të na kërkoni mund të na gjeni në shkollën e të moralshmëve, të ndershmëve, të profesionalistëve dhe të njerëzve të përgjegjshëm”, tha kryetari Agim Aliu.

Përveç pozitës, projekt-buxheti u votua edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, përfaqësuesit e së cilës pranuan ta votojnë këtë dokument me kusht që aty të inkorporohen kërkesat e tyre. Ky veprim i LVV-së u pa me dyshim nga anëtarët e LDK-së, të cilët e akuzuan këtë parti se ka marrëveshje të fshehtë me pushtetin.

“Ne Lëvizja Vetëvendosje kemi marrë nga qytetarët disa kërkesa që kërkojmë t’i inkorporojnë në buxhetin e vitit 2021. Ato janë: të sigurohet shuma prej 100 eurosh për familjet e të sapolindurve të komunës sonë, t’iu sigurohet mujore për transport shkollimi të gjithë fëmijëve me kushte të rënda sociale, të sigurohet transport për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta, në rast se kërkesat tona inkorporohen ne si Lëvizje do ta përkrahim buxhetin”, tha Evetare Azemi nga LVV.

“Kohët e fundit është mirë me ditë edhe qytetarët se është një marrëveshje  e fshehtë mes PDK-së dhe VV-së. VV që thirret kinse parimore, pra ja ku bjen parimi i tyre”, tha Imri Hashani nga LDK.

“LVV ka marrëveshje me qytetarë dhe interesat e tyre i sjell këtu, mua më vjen keq që për 20 vite që keni qeverisë ju është turp çka ka ndodhë në mandatin e kaluar me miratimin e PZHK-së që e keni shkatërruar një qytet dhe sot e keni ish-drejtorin nëpër gjykata“, tha Xhevat Sallahu nga LVV.

Në këtë seancë u miratuan edhe disa pika të tjera të cilat kishin të bëjnë me shpallje të interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale në Varosh, Babush, Ferizaj dhe në Sojevë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending