Connect with us

Ferizaj

Në Ferizaj organizohet garë solidarizuese me të mbijetuarit e kancerit të gjirit

Published

on

Në Ferizaj është bërë sot hapja e mini-maratonës e cila do të mbahet nesër dhe pasnesër, me qëllim të grumbullimit të mjeteve financiare për personat e sëmurë nga kanceri i gjirit.

Koordinatorja e shoqatës së të prekurve nga kanceri i gjirit “Renesanca”, Njomza Baftiu, duke rrëfyer përvojën e saj në luftën kundër kësaj sëmundjeje, kërkoi që të përkrahen pacientët e prekur nga kanceri, meqë mbështetja është ajo e cila u nevojitet më së shumti këtyre pacientëve.

“Asnjë pikë djerse nuk është e tepërt, asnjë fond publik nuk shkon dëm, asnjë mesazh ndërgjegjësimi nuk është vetëm fjalë boshe kur në krye të kauzës  së shoqërisë ngrisim luftën kundër kancerit. Janë mbi 130 mijë gra që humbin jetën nga kanceri i gjirit dhe mbi 500 milionë që çdo vit diagnostifikohen me këtë sëmundje, këto fakte janë këmbanë për vetëdijësimin e secilës grua që të shtojnë kujdesin për shëndetin e tyre. Unë mamaja e Renesë, bashkëshortja e Korabit, bashkëqytetarja e juaj luftova, u sfidova, ndjeva frikë nga e panjohura, por nuk u ndala, bëra atë që munda dhe ia dola, kurajo dhe vetëdijësim është formula”, tha Baftiu.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Bekim Ademi, u bëri thirrje grave që ta bëjnë mamografinë, sepse zbulimi i hershëm i kancerit është shpëtim i jetës.

“Diagnostifikimi i hershëm i kancerit do të thotë shërim, do të thotë shpëtim, prandaj të gjitha femrat që kanë moshën mbi 40 vjeç është e preferuar dhe duhet ta bëjnë mamografinë për ta ndaluar këtë sëmundje. Në vitin e kaluar mbi 3 mijë e 570 femra e kanë bërë mamografinë në kuadër të QKMF-së, këtë vit kemi mbi 1 mijë që  e kanë bërë, andaj ftoj të gjitha femrat që të vijnë në kuadër të QKMF-së për ta bërë mamografinë dhe për ta parandaluar një sëmundje të tillë”, tha Ademi.

Kjo garë e cila organizohet në shenjë të kremtimit të mbijetesës së personave me kancer të gjirit, të cilët vishen me bluza ngjyrë rozë  është tradicionale dhe organizohet të dielën e fundit të muajit shtator në tërë Evropën, por këtë vit për shkak të pandemisë  është planifikuar të mbahet në tri data:25, 26 dhe 27 shtator.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending