Connect with us

Ferizaj

Murale të reja do t’i shtohen Ferizajt në kuadër të Festivalit të Muraleve

Published

on

Fasadat e pajeta dhe ngjyrë gri të qytetit të Ferizajt, viteve të fundit janë kthyer në vepra arti.

E gjithë kjo po bëhet në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Mural Fest”, i cili ka nisur të mbahet në qytetin e Ferizajt. Edhe në këtë edicion i cili është i pesti me radhë, nuk do të mungojnë muralet të cilat do t’i japin ngjyrë qytetit.

Drejtuesja e këtij festivali Lebibe Topalli, tha se edhe pse këtë vit do të punohet në gjendje pandemie, nuk ka munguar interesimi i artistëve të huaj për pjesëmarrje. Ajo njoftoi se këtë vit do të ketë më tepër punime sesa viteve të tjera dhe edicioni do të zgjat më shumë.

Ne kemi dalë me publikim që jemi ”Mural fest” dhe ëorld projekt dhe kuratori  është nga Amerika i cili ka bërë përzgjedhjen e artistëve bashkë me ne,  janë 16 artistë këtu që sivjet kanë ardhur dhe ka nga Amerika, por edhe nga Evropa, po ashtu në mesin e këtyre artistëve është edhe një skulptor me emër i cili do të lë në vendin tonë një vepër artistike. Edhe pse është pandemi karakteristike është se ky edicion është më i madhi se të gjitha edicionet  e tjera, edhe pse i kemi anuluar takimet, mbrëmjet, por i kemi shtuar punëtoritë e ndryshme ku çdo ditë do të ketë ëork shop ku të rinjtë do të marrin eksperiencë nga artistët e huaj, ndërsa murale do të ketë më shumë se 6, ndër to mural është duke u bërë tek nënkalimi”, tha Topalli.

Topalli tregon për sfidat me të cilat po ballafaqohen këtë vit.

 “Përveç që është i kushtueshëm, festivali ka disa mjete specifike, më së shumti kemi probleme me lifte ose krane, artistët kërkojnë lifte dhe tek ne është problem me i gjetë, prandaj unë i falënderoj bizneset që po na dhurojnë lifte pa kompensime”, theksoi Topalli.

Ndër artistët  e huaj që kanë ardhur të realizojnë punime në Ferizaj është edhe Emilio Cerezo nga Spanja.

“Murali im nuk shpjegohet, sikurse muzika që nuk shpjegohet ashtu është edhe ky mural që jam duke e bërë. Këtu jam për herë të parë dhe ende nuk kam pas mundësi me pa këtë qytet, pasi nuk kam lëvizur shumë nga hoteli deri këtu, kurse sa i përket pandemisë nuk e kam pas problem pasi është njëjtë sikur në Spanjë”,tha Emilio Cerezo.

Tema e edicionit të sivjetmë është “Ndryshim”,  ndërsa pos muraleve dhe ëork shopeve, në kuadër të festivalit do të ketë edhe ekspozitë fotografie me temën e këtij edicioni.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending