Connect with us

Ferizaj

Inspektorati mbyll 4 lokale përballë shkollës ‘’Tefik Çanga”

Published

on

Inspektorati Komunal ka mbyllur 4 lokale përballë shkollës fillore ‘’Tefik Çanga” në Ferizaj, për shkak të dyshimeve për zhvillimin e dukurive negative dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare.

‘’Pasditen e sotme Inspektorati Komunal ka zhvilluar një aksion në disa lokale në qendër të qytetit, gjegjësisht në zonën përballë shkollës fillore mesme të ulët “Tefik Çanga” për të inspektuar kushtet higjieno-sanitare, dokumentin e pëlqimeve si dhe librezën sanitare të këtyre bizneseve, me ç’rast bazuar edhe nga raportimet e qytetarëve për dyshimet e zhvillimit të dukurive devijante në këto lokale dhe mungesës së dokumentacionit të nevojshëm janë mbyllur 4 nga 6 lokalet e inspektuara’’, thuhet në komunikatën e komunës së Ferizajt.

Sipas kësaj komunikate, ky aksion do të vazhdoj edhe ditëve në vijim në zona të tjera të qytetit, si dhe me një koordinim më të gjerë edhe me mekanizma të tjerë institucional, gjegjësisht të sigurisë dhe të drejtësisë. Përkitazi me këto raste, thuhet se do të shqiptohen gjoba administrative-mandatore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tejkaloi automjetet në “zebër” – 3 muaj ndalesë vozitjeje shoferes në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj i ka shqiptuar një shofere 26 vjeçare  gjobë prej  200 €, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit për tre muaj, pasi e njëjta ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve.

Policia e stacionit në Ferizaj, me datën 18.09.2024 rreth orës 14:00 ka pranuar një informatë nga qytetarët se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj një shofere e veturës “Renault” ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve, duke i rrezikuar këmbësorët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor”.

Policia e ka identifikuar shoferen  e moshës 26 vjeçare, të cilës i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një ferizajas për kanosje dhe ekspozim të armës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për kanosje të një personi tjetër, të cilin, pas një mosmarrëveshjeje kishte tentuar ta sulmojë fizikisht duke ekspozuar një armë.

Rasti është raportuar në polici të mërkurën, më 18.09.2024, në ora 10:00.

Pas arrestimit të të dyshuarit dhe në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, 31 fishekë dhe një qese me sasi të vogël substancë që dyshohet të jetë narkotikë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Ekrem Metushi – Rrapi

Published

on

Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, eprori i ZON-ës, Ekrem Metushi – Rrapi.

Lajmi u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj.

Në nderim të jetës dhe veprës së të ndjerit Ekrem Metushi – Rrapi, të martën, më 17.09.2024  me fillim në ora 11:00, do të mbahet mbledhje komemorative në teatrin “Adriana” në Ferizaj. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 17.09.2024 në ora 13:30, në varrezat e fshatit Koshare.

Continue Reading

Trending