Connect with us

Ferizaj

Debat publik për draft-rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve

Published

on

Në Ferizaj sot është organizuar debat publik lidhur me draft-rregulloren për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve, e cila synon të përcaktoj rregullat dhe procedurat  për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës.

“Qëllimi i kësaj rregulloreje është që të përcaktohen rregullat dhe procedurat për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve në zbatim të ligjit për mbrojtjen e fëmijës dhe kompetencave vetanake të komunës së Ferizajt me qëllim  të mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore”, tha Kristina Gashi-Bytyqi, kryesuese e Kuvendit Komunal.

Përfaqësues të Asmblesë Komunale të Fëmijëve dhe ata të Sektorit të të Rinjve, patën disa propozime të cilat, sipas tyre, duhet të përfshihen në këtë rregullore.

“Në rregullore nuk pashë që përfshihen jetimore apo strehimore për fëmijët që nuk kanë familje strehuese, andaj në këtë rregullore mundet edhe kjo pikë me u përfshi dhe komuna me nda një linjë buxhetore për me ndërtu këso institucione për me i strehu fëmijët që nuk kanë familje strehuese”, tha Azra Maksuti, kryesuese e Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj.

“Fëmijët duhet me pas të drejtën e mjekimit falas, është e drejta jonë me pas këtë gjë të siguruar, prandaj është mirë të shikohet mundësia që kjo çështje të jetë aktive“,tha Yllka Salihu, anëtare e Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj.

Edhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, kërkuan nga komuna që të planifikoj buxhet të veçantë për fëmijët në nevojë.

“A ka mundësi komuna me pas një vijë buxhetore të veçantë për mbrojtjen e fëmijëve, sepse ne punëtorët social shpeshherë i ndihmojmë fëmijët me paratë tona sepse nuk kemi buxhet të veçantë. Po ashtu, nëse një fëmijë është i sëmurë familja nuk ka para, prandaj edhe për këtë duhet të sigurohet një linjë buxhetore”, tha Musa Baftiu, zyrtar i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Pas këtij diskutimi publik, kjo rregullore do t’i dërgohet Kuvendit Komunal për miratim në njërën nga seancat e ardhshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending