Connect with us

Kosovë

Ministri Damka akuzohet për “sulm” dhe “kanosje”

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një personi tjetër nën dyshimin për veprat penale “sulm” dhe “kanosje”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Damka, më 9 shkurt në Prizren kishte përdorur forcë fizike ndaj A.M. dhe M.J. pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, lidhur me publikimin e disa informatave dhe lajmeve në rrjetet sociale, për partinë KDTP dhe për të pandehurin Damka.

Damka poashtu akuzohet se i ka kanosur me fjalë, se do t’i privojë nga jeta, të dëmtuarit A.M. dhe M.J.

I pandehuri tjetër, F.D. (1992), akuzohet se e ka kanosur me fjalë të dëmtuarin M.J., dhe se me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Damka ishte arrestuar ditën e zgjedhjeve, më 9 shkurt 2025, nën dyshimin për sulm dhe kanosje të një kandidateje për deputete, derisa ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Arresti shtëpiak i është ndërprerë më 7 mars, derisa masa i është zëvendësuar me ndalimin për t`iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Kosovë

Presidenca kundërshton shtrenjtimin e rrymës

Published

on

Presidenca e Kosovës ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në komentin dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në kuadër të procesit të shqyrtimit të tarifave, Presidenca ka propozuar disa rekomandime për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15%.

Ky shtrenjtim, sipas Presidencës, do të ishte barrë e madhe për qytetarët dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në rritje të inflacionit dhe rënie të fuqisë blerëse.

Dokumenti i plotë i Presidencës:

Powered By EmbedPress

Continue Reading

Kosovë

Vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë dyshohet se e bënë dy persona të maskuar

Published

on

Dy personat që dyshohet se kryen vrasjen mbrëmjen e së martës në Prishtinë ishin të maskuar dhe të armatosur, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, ata kanë shtënë në drejtim të dy viktimave, ku njëri prej tyre, Naser Gashi 62 vjeç, ka humbur jetën kurse Miftar Miftari, rreth 40 vjeç, është në trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Miftari është plagosur në këmbë dhe pasi mori ndihmën e parë në emergjencë, është zhvendosur në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.

“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Hashim Thaçit i lejohet vizita në Burojë tri ditë pas varrimit të babait

Published

on

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ishte sot në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt për ta vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën e 16 marsit.

Thaçi erdhi sot, pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt të martën, më 18 mars.

Pas homazheve, Thaçi shkoi edhe në shtëpinë e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë derisa në ambientet e jashtme të shtëpisë shihet një zyrtar policor dhe veturat e parkuara, që po e shoqërojnë atë gjatë kësaj vizite.

Continue Reading

Trending