Connect with us

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për dhunim të një vajzë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për dhunim të një vajze. Rastin e ka raportuar viktima femër kosovare të mërkurën, më 12 shkurt 2025.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur  se  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më 12.05.2025 viktima femër kosovare, e shoqëruar nga prindi, ka raportuar se nga fundi i muajit janar, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ferizaj

Dardan Krivaqës  i vërtetohet  dënimi me burgim të përjetshëm

Published

on

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj të shpallur më 26 shtator 2024, për dënimin me burgim të përjetshëm të Dardan Krivaqës i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit si dhe dënimin me 15-vjet burgim për Arbër Sejdiun i akuzuar për ndihmë në vrasjen e rëndë.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të përfaqësuesit të të dëmtuarve M.O. dhe V.O. dhe të mbrojtësve të të akuzuarve D.K. dhe A.S., duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj-Departamenti për Krime të Rënda”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Marigona Osmani, 18 vjeç, u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e Dardan Krivaqës në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i mituri për sulm me armë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të mitur, mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë.

Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ndodhi pasditen e  së hënës, më 17.02.2025 ku gjatë ikjes, i dyshuari është kapur nga viktimat dhe është rrahur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit, me një karikator me një fishek dhe katër gëzhoja.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj arreston një person për sulm të qëllimshëm me veturë

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person nën dyshimin se me veturën e tij qëllimshëm e kishte goditur veturën e viktimës femër kosovare.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi më 17.02.2025 ku përveç dëmeve materiale në dy vetura, lëndime kanë pësuar viktima dhe i dyshuari. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa viktima është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending