Connect with us

Kosovë

Donald Trump shpall fitoren

Published

on

Kandidati republikan për president i SHBA-së, Donald Trump, shpalli fitoren para mbështetësve të tij në Palm Beach, Florida, edhe pse në disa shtete ende nuk është mbyllur procesi i numërimit të votave.

Sipas projeksioneve, Trump pritet të fitojë edhe “Votën Popullore” të shumicës së përgjithshme të votuesve amerikanë.

Në fjalimin e tij, Trump premtoi se të luftojë për familjet amerikane dhe të ardhmen e tyre dhe se nuk do të pushojë derisa ta kthejë një Amerikë të fortë, të sigurt dhe të begatë. Ai gjithashtu premtoi se do t’i përfundojë luftërat në botë.

Liderë prej gjithë botës, përfshirë shefen e BE-së, shefin e NATO-s, presidentin e Ukrainës, dhe të vendeve tjera, e kanë uruar Trumpin për fitore.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trump për fitore në garën presidenciale.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona më të përzemërta Donald Trumpit dhe JD Vance, për zgjedhjen e tyre si president dhe zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara”, shkroi Osmani.

Ajo theksoi se SHBA-ja mbetet partner dhe aleat “i palëkundur dhe i pazëvendësueshëm” për Kosovën.

“Pres me padurim të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike”, shkroi Osmani në X.

Kosovë

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës më 15 prill

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit më 15 prill 2025.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka njoftuar Presidenca.

Continue Reading

Arbëri

Në Tiranë arrestohen dy shtetas të Kosovës, dyshohen për trafikim të armëve

Published

on

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Tiranë dy shtetas të Kosovës, nën dyshimin për trafikim të armëve me vlerë rreth10 mijë euro.

Në njoftimin e policisë shqiptare thuhet se të dyshuarit, A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë,  janë arrestuar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”,  nga njësiti për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. 

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë derisa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Kosovë

Presidenca kundërshton shtrenjtimin e rrymës

Published

on

Presidenca e Kosovës ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në komentin dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në kuadër të procesit të shqyrtimit të tarifave, Presidenca ka propozuar disa rekomandime për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15%.

Ky shtrenjtim, sipas Presidencës, do të ishte barrë e madhe për qytetarët dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në rritje të inflacionit dhe rënie të fuqisë blerëse.

Dokumenti i plotë i Presidencës:

Powered By EmbedPress

Continue Reading

Trending