Connect with us

Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar të dielën mbrëma (04.08.2024) dy të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohen se kanë sulmuar një burrë në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” për shkak të parkingu të veturës derisa dyshohet se viktimës ia kanë dëmtuar gomat e veturës.

Të dyshuarit XH.H. i moshës 75 vjeç dhe SH.H i moshës 48 vjeç janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.  

Ferizaj

Tejkaloi automjetet në “zebër” – 3 muaj ndalesë vozitjeje shoferes në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj i ka shqiptuar një shofere 26 vjeçare  gjobë prej  200 €, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit për tre muaj, pasi e njëjta ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve.

Policia e stacionit në Ferizaj, me datën 18.09.2024 rreth orës 14:00 ka pranuar një informatë nga qytetarët se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj një shofere e veturës “Renault” ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve, duke i rrezikuar këmbësorët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor”.

Policia e ka identifikuar shoferen  e moshës 26 vjeçare, të cilës i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një ferizajas për kanosje dhe ekspozim të armës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për kanosje të një personi tjetër, të cilin, pas një mosmarrëveshjeje kishte tentuar ta sulmojë fizikisht duke ekspozuar një armë.

Rasti është raportuar në polici të mërkurën, më 18.09.2024, në ora 10:00.

Pas arrestimit të të dyshuarit dhe në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, 31 fishekë dhe një qese me sasi të vogël substancë që dyshohet të jetë narkotikë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Ekrem Metushi – Rrapi

Published

on

Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, eprori i ZON-ës, Ekrem Metushi – Rrapi.

Lajmi u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj.

Në nderim të jetës dhe veprës së të ndjerit Ekrem Metushi – Rrapi, të martën, më 17.09.2024  me fillim në ora 11:00, do të mbahet mbledhje komemorative në teatrin “Adriana” në Ferizaj. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 17.09.2024 në ora 13:30, në varrezat e fshatit Koshare.

Continue Reading

Trending