Connect with us

Kosovë

Opozita propozon 26 janarin për datë të zgjedhjeve

Published

on

Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë pajtuar që zgjedhjet e ardhshme të rregullta parlamentare të mbahen më 26 janar 2025 .

Për këtë datë u shprehën kryetarët e këtyre partive menjëherë pas takimit të zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani. Në takim morën pjesë pothuajse të gjithë kryetarët e partive politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, Listës Serbe dhe partisë së Fitim Damkës.

Kryeministri i Kosovës njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njoftoi se ka qenë mysafir në drekën e ftuar nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ku është takuar edhe me ambasadorë të akredituar të BE-së.

Presidentja Osmani ka thënë se ua ka ofruar mundësinë partive politike që komentet e tyre t’i dërgojnë edhe me shkrim.

Kosovë

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës më 15 prill

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit më 15 prill 2025.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka njoftuar Presidenca.

Continue Reading

Arbëri

Në Tiranë arrestohen dy shtetas të Kosovës, dyshohen për trafikim të armëve

Published

on

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Tiranë dy shtetas të Kosovës, nën dyshimin për trafikim të armëve me vlerë rreth10 mijë euro.

Në njoftimin e policisë shqiptare thuhet se të dyshuarit, A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë,  janë arrestuar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”,  nga njësiti për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. 

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë derisa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Kosovë

Presidenca kundërshton shtrenjtimin e rrymës

Published

on

Presidenca e Kosovës ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në komentin dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në kuadër të procesit të shqyrtimit të tarifave, Presidenca ka propozuar disa rekomandime për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15%.

Ky shtrenjtim, sipas Presidencës, do të ishte barrë e madhe për qytetarët dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në rritje të inflacionit dhe rënie të fuqisë blerëse.

Dokumenti i plotë i Presidencës:

Powered By EmbedPress

Continue Reading

Trending