Connect with us

Kosovë

Ministria e Jashtme apelon mërgimtarët të kenë kujdes ose të shmangin kalimin nëpër Serbi

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas një incidenti në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendohet që ka mbetur i  vrarë një polic serb e që i përfshirë raportohet se është një shtetas i Republikës së Kosovës.

Nga kjo Ministri kanë apeluar mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

Ferizaj

Lansohet thirrja e dytë publike për subvencionim deri në 5,500 € për izolim të shtëpive

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe zyrtarë të tjerë, kanë lansuar sot thirrjen e dytë publike për subvencionimin e masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit. Procesi i aplikimit do të hapet nesër, duke ofruar mundësi për qytetarët që të përfitojnë nga masa si izolimi i mureve të jashtme, izolimi i kulmit, dhe ndërrimi i dritareve dhe dyerve të jashtme, me mbështetje financiare deri në 45% të shumës së investimit. Mbështetja totale për një përfitues mund të arrijë deri në 5,500 euro.

Kryeministri Kurti theksoi se interesimi për thirrjen e parë vitin e kaluar ishte i madh dhe për këtë arsye, thirrja e dytë do të jetë e hapur për vetëm dy javë, ndryshe nga planifikimi fillestar.

“Thirrja ka qenë e parimit të njëjtë, kush vjen i pari, shërbehet i pari. Interesimi ka qenë i lartë dhe si rezultat, këtë herë thirrja do të jetë e hapur për dy javë,” deklaroi Kryeministri Kurti. Ai u bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë sa më parë për të përfituar nga kjo mundësi e rëndësishme për të ulur shpenzimet e energjisë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës në shtëpitë e tyre.

Ministrja Rizvanolli shtoi se ky projekt është pjesë e pakos së përkrahjes emergjente të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku Kosova ka përfituar 75 milionë euro, shumën më të lartë për kokë banori në rajon. “Qëllimi i kësaj pakoje ishte zbutja e efekteve socio-ekonomike. Masat janë dizajnuar për të përmirësuar cilësinë e jetesës dhe për të ulur shpenzimet e energjisë për familjet dhe bizneset tona,” shpjegoi ajo.

Qytetarët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të sigurojnë që kanë një llogari të hapur në platformën e-Kosova dhe të kenë kryer verifikimin e nivelit të dytë. Aplikimi përfshin disa hapa të detajuara që duhet të ndiqen për të përfunduar me sukses procesin.

Për më shumë informacione dhe udhëzime për procesin e aplikimit, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ose të kontaktojnë zyrat e FKEE në Prishtinë ose në Mitrovicën e Veriut.

Continue Reading

Kosovë

Raportohen 3 raste të vdekjes dhe mbi 660 raste pozitive me Covid-19

Published

on

Në dy javët e fundit tre persona kanë vdekur nga pasojat e infektimit me koronavirus derisa janë regjistruar 661 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga rastet e raportuar 119 prej tyre i takojnë grup- moshës prej 50 deri në 59 vjeç kurse 116 raste të tjera janë të grup-moshës prej 20 deri në 29 vjeç.

Në përditësimin e fundit, IKSHPK kërkon ngritje të vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësorë, respektimin e masave mbrojtës dhe reduktimin e vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19.

Rastet që rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 rekomandohet të izolohen për 5 ditë, kurse kthimi në aktivitetet normale pune të bëhet sipas rekomandimit të mjekut.

“Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm,” thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Kosovë

Dy viktima dhe 177 raste me koronavirus gjatë javës së kaluar

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi për dy raste të vdekjes nga COVID-19, të regjistruara gjatë javën e kaluar në vendin tonë, përderisa ka edhe një rritje të dukshme të rasteve të prekura me këtë virus.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore (14-19 gusht 2024) nga 400 testime të kryera për Covid-19 rezultuan 177 raste pozitive, shumica prej tyre me simptoma respiratore.

Dy pacientët që humbën jetën në Klinikën infektive, ishin të moshës 80 përkatësisht 67 vjeç vuanin edhe nga sëmundje të tjera të rënda kronike.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 11 pacientë ku dy prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar njerëzit me sëmundje të rënda kronike të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid-19.

“Vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen.” thuhet mes tjerash në komunikatë.

Continue Reading

Trending