Connect with us

Ferizaj

Në shënim të Pavarësisë së SHBA-ve, Policia rajonale e Ferizajt pranoi letra falënderimi nga KFOR-i amerikan

Published

on

Në shënim të 248 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve, Policia Rajonale e Ferizajt pranoi nga KFOR-i amerikan letra falënderimi për disa pjesëtarë të saj dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se në ceremoninë që u zhvillua në zyrat e Policisë në Ferizaj, koloneli Terry A. Saul, Komandant i Grupit të Mbështetjes Zona-Ballkan (ASG-B) nga kampi ushtarak i KFOR-it amerikan në ‘’Bondsteel’’, falënderoi dhe lavdëroi Drejtorin Rajonal, Nënkolonelin Faton Pllana dhe gjithë policët për realizimin e planit operativ të koduar ‘’25 Vjetori i Kampit Bondsteel’’ në Sojevë të Ferizajt, që u mbajt më 09.06.2024.

Në atë manifestim, disa njësi të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj të mbështetura edhe nga njësi tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, kanë qenë të angazhuara dhe të caktuara në detyra të përbashkëta me policinë ushtarake të KFOR-it amerikan në ‘’Bondsteel ‘’, në perimetrin e jashtëm dhe brenda kampit ushtarak, për mbarëvajtjen e manifestimit ku ishin të ftuar personalitete të larta të shtetit, ushtarakë dhe shumë qytetarë.

Drejtori Rajonal i Policisë , Nënkoloneli Faton Pllana në emër të Drejtorisë Rajoanle te Policisë në Ferizaj fillimisht uroj të gjithë pjesëtarët e KFOR-it amerikan dhe popullin amerikan për 4 Korrikun, ‘’Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa falënderoi kolonelin Terry A, Saul për bashkëpunimin që policia rajonale e Ferizaj për herë të parë realizoi planin e përbashkët me Policinë Ushtarake në këtë 25 vjetor të themelit të kampit ushtarak të KFOR-it amerikan ‘’Bondsteel’’.

Drejtori Pllana, mes tjerash theksoi përkushtimin e policisë Rajonale të Ferizajt në ofrimin e mbështetjes dhe përkrahjes policore për të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë e vendorë, sa herë që paraqitet nevoja.

Në fund të kësaj ceremonie u shpërndanë letra falënderimi nga të dyja institucionet.

Ferizaj

Nga reshjet e shiut sërish përmbytet segmenti i magjistrales Ferizaj – Prishtinë afër fshatit Muhoc

Published

on

Si pasojë e reshjeve të shiut, në rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë, në afërsi të fshatit Muhoc, është grumbulluar një sasi e konsiderueshme uji, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim. Shiriti në drejtim të Prishtinës është pothuajse i bllokuar, ndërsa automjetet po shfrytëzojnë pjesën e trotuarit për të vazhduar lëvizjen.

Policia bëri të ditur se patrulla e trafikut është e pranishme në këtë segment dhe po asiston në menaxhimin e situatës. Ndërkohë për gjendjen e krijuar janë njoftuar kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve dhe zyrtarët nga ministria përkatëse.

Continue Reading

Ferizaj

Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e së miturës në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, E.I., nën dyshimin se ka dhunuar një 15-vjeçare në Ferizaj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i arrestuari E.I., dyshohet se në janar të këtij viti e mori në veturë të miturën dhe nën ndikimin e substancave narkotike e dhunoi atë në një fshat të Ferizajt.

 “Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se gjatë muajit janar 2025, në kohë të pacaktuar, në një fshat të komunës së Ferizajt, përkatësisht brenda veturës së markës “Golf VI”, i pandehuri e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur e moshës 15-vjeçare, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e merr të dëmtuarën e mitur në veturën e tij tek parku i qytetit dhe gjatë shëtitjes i ofron substancë narkotike në formë të cigares dhe pasi bindet se e njëjta nuk është plotësisht e vetëdijshme, e shfrytëzon rastin dhe e ndalon veturën kinse për të pushuar dhe i jep përsëri edhe një cigare me marihuanë, ashtu që përkundër kundërshtimit të të miturës, i pandehuri me veprimet e tij të vazhdueshme pa dashjen e saj, dhe me forcë dyshohet se ka kryer akt seksual, me ç` rast e dëmtuara ka pasur frikë, ankth, shqetësim emocional dhe gjendet në një gjendje të vazhdueshme të rënduar psikike për të cilën e dëmtuar ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet në Ferizaj i dyshuari për dhunim të një gruaje

Published

on

Një person është arrestuar, pasi dyshohet se në janar të vitit 2025 ka dhunuar një grua në Ferizaj.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending