Connect with us

Kosovë

Kurti: Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, përpara ushtarëve dhe policëve tha se parakalimi i tyre sot, në sheshet qendrore të Prishtinës, i mbush me krenari dhe u jep ndenja sigurie.

Ai tha se Ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e madhe dhe më e mirë armatosur, më e stërvitur dhe e shkolluar nëpër akademitë ushtarake më prestigjioze të ushtrive mike, por edhe kurrë më e fuqishme për ta mbrojtur territorin dhe sovranitetin e shtetit.

“Kjo nuk mund të ishte ndryshe, sepse Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja, që në krye dhe si prijës e kishte si shembull Adem Jasharin. Ajo UCK që po kështu me pak armë personale e filloi luftën për çlirim, por me vullnet të pathyeshëm e arriti atë 25 vite më parë, bashkë me aleatët tanë”.

Tutje, Kurti tha se liria e Kosovës rrjedh nga angazhimi i vazhdueshëm dhe i pandërprerë i të gjitha gjeneratave të cilat sipas tij, e ruajtën ëndrrën për lirinë dhe punuan e sakrifikuan për jetësimin e saj.

“Liria e Kosovës, erdhi përmes gjakut të dëshmorëve të lirisë dhe martirëve të rënë për të. Liria e Kosovës u arrit mes vuajtjesh të mijëra të burgosurve politikë, që kaluan qindra shekuj kohë nëpër burgje, në krye me Adem Demaçin. Liria e Kosovës dhe dita e çlirimit të saj erdhi nga lufta e drejt e UÇK-së, përfaqësues politik i të cilës ishte pikërisht baca Adem.  Liria e Kosovës erdhi nga ndihma e shteteve aleate të NATO-s që pasi e bombarduan për 78 ditë Jugosllavinë e Serbisë dhe Serbinë e Millosheviqit, hynë në Kosovë më 12 qershor 1999. Atë ditë NATO hyri në Kosovë, kurse për ditë ne jemi më afër hyrjes në NATO” , tha kryeministri Kurti duke uruar 25 vjetorin e çlirimit.

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj 26 policëve të dyshuar për marrje ryshfeti

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.

Aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

 “Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Trump shpallet president i 47-të i SHBA-së

Published

on

Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-së, duke shënuar një rikthim historik pas mandatit të tij të parë në vitin 2016. Kjo fitore e bën atë presidentin e parë në historinë amerikane që mban dy mandate jo të njëpasnjëshme, si presidenti i 45-të dhe i 47-të i SHBA-së.

Kandidati republikan siguroi një mbështetje të mjaftueshme nga votuesit amerikanë për të rikthyer udhëheqjen në Shtëpinë e Bardhë.

Trump përmbylli një nga fushatat më të polarizuara dhe të ndjekura nga afër në historinë e vendit, duke thirrur amerikanët të “bëjnë Amerikën të madhërishme sërish.”

Ky mandat i dytë historik pritet të sjellë ndryshime në fusha të rëndësishme, si ekonomia, politika e jashtme dhe emigracioni. Fitorja e tij tregon një ndryshim të mundshëm të kursit të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, ku priten qëndrime të forta ndaj partnerëve dhe rivalëve globalë.

Reagimet ndërkombëtare për fitoren e Trump janë të shumta dhe të ndryshme. Disa liderë kanë shprehur urimet e tyre për presidentin e ri, ndërsa të tjerë janë shfaqur të kujdesshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me SHBA-në në sfidat globale.

Trump, 78-vjeçar, hyn në histori si kandidati më i moshuar që ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ai është i pari edhe për faktin që është përballur me disa procese gjyqësore dhe i pari ish-president që është ndëshkuar me dënim penal.

Continue Reading

Trending