Connect with us

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt, javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 351 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa ka hequr 12 patentë-shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda.  

Në komunikatën për media thuhet se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 14 aksidente me gjithsej 24 persona të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale.

Ferizaj

Gjenden revole dhe armë të ftohta në autobusin me nxënës në Ferizaj

Published

on

Një revole, dy boksa të hekurit dhe dy armë të ftohta janë kapur në një autobus urban në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të martën, më 15.10.2024 në ora 20:00, zyrtarët policorë me uniformë dhe ata me rroba civile të stacionit policor të Ferizajt kanë kryer një kontroll në autobusin që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj, Greme dhe Gaçkë, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta po bartin me vete armë dhe mjete të dyshimta.

Gjatë kontrollit, në dysheme të autobusit është gjetur një revole, dy boksa të hekurt dhe dy thika.

“Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar një rast për hetim ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’’, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Policia e Ferizajt arreston një të dyshuar për tregti të ndaluar dhe kontrabandë të mallrave

Published

on

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e policisë, gjatë një aksioni të zhvilluar në Ferizaj, ka arrestuar personin B.M (mashkull kosovar) i lindur në vitin 1990, në dyshimin për përfshirje në veprat penale “tregëti e ndaluar” dhe “kontrabandë e mallrave”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit, policia ka gjetur rreth 170 mijë euro në valuta të ndryshme, një pushkë ajrore, një revole, 696 kilogram mjaltë pa prejardhje dhe 250 kilogram fasule pa prejardhje.

Rastin e mallrave të gjetura (mjaltë dhe fasule)  është duke e trajtuar njësiti i Doganës së Kosovës.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim nga prokurori kompetent,

i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orësh, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë i dyshuar për sulm seksual në Ferizaj

Published

on

Të hënën është arrestuar një shtetas i Shqipërisë që dyshohet të ketë kryer sulm seksual në Ferizaj në dhjetor të vitit të kaluar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se “Më 08.10.2024 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Continue Reading

Trending