Connect with us

Ferizaj

Brenda një jave policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1500 gjoba në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt javën e kaluar ka shqiptuar 1515 gjoba në trafik derisa ka hequr ka 22 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion dhe janë konfiskuar 5 vetura .

Në raportin javor të policisë bëhet e ditur se këto gjoba janë shqiptuar nga data 20.05.2024 deri më 26.05.2024.

Sipas Policisë, përgjatë kësaj periudhe janë raportuar 31 aksidente, ku në 15 prej tyre lëndime kanë pësuar 23 persona  ndërkaq 16 aksidentet tjera  ishin vetëm me dëme materiale.

Ferizaj

Arrestohen katër persona të dyshuar që po përgatisnin një vrasje

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona nën dyshimin për përgatitje të një vrasjeje.

Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se mes Prishtinës dhe Pejë, të dyshuarit u kapën në flagrancë teksa po merrnin armët për kryerjen e vrasjes.

“Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshëm si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme”, thuhet më tej në njoftim.

Tre nga të arrestuarit  janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta afaristi ferizajas Sami Krasniqi

Published

on

Është ndarë nga jeta afaristi ferizajas Sami (Tahir) Krasniqi.

I ndjeri ishte pronar i kompanisë prodhuese “Ferplast”.

Njoftimi u bë nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, 30.01.2025, në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit në Fshat të Vjetër.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj pa rrymë për më shumë se 5 orë

Published

on

Ferizaj është përballur me një ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 17:00, e cila po zgjat tashmë për më shumë se pesë orë.

Sipas raportimeve, ndërprerja ka prekur jo vetëm qendrën e qytetit, por edhe disa fshatra përreth.

KEDS, kompania përgjegjëse për shpërndarjen e energjisë elektrike, ka bërë të ditur se shkaku i ndërprerjes është një lidhje e shkurtër Fazë-Tokë (Phase to Earth).

Banorët e Ferizajt kanë shprehur shqetësim për ndërprerjet e shpeshta të rrymës në javët e fundit. KEDS ka deklaruar më parë se këto ndërprerje janë rezultat i mbingarkesës në rrjet për shkak të rritjes së konsumit të energjisë elektrike.

Ndërsa KOSST ka njoftuar se nesër, më 23 janar 2025, në orën 13:00, do të inaugurohet transformatori i ri elektrik 110/35/10(20)kV Ferizaj 3 – Kastriot.

Sipas deklaratave të drejtorit të KOSST dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ky transformator pritet që të stabilizojë problemin e mbingarkesës në furnizimin me energji elektrike në Ferizaj.

Continue Reading

Trending