Me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, filluar nga 3 prilli, gjobat për kundërvajtje të ndryshme në trafik do të rriten nga 100 deri në 500 euro, përfshirë edhe heqjen e pikëve dhe ndalimin e drejtimit të automjetit.
Përmes këtyre ndryshimeve, synohet rritja e sigurisë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, kurse gjobat e reja përfshijnë:
Mos vendosja e rripit të sigurisë
~150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes
~100 € + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë
~ 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë
~ 500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë
Regjistrimi i mjetit
~200 € + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë
~ 500 € + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë
~ Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë
Shpejtësia brenda vendbanimit
~ 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
~40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
~ 60 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
~ 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
~ 300 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
~ 400 € + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
~ 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
Shpejtësia jashtë vendbanimit
~20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
~40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
~150 € + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
~300 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
~500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
Ndalohen garat e shpejtësisë
~ 400 € + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit
~ 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit
Ndalim i tejkalimit të mjeteve
~ 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative
Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor.
Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik
~ 500 € + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik
Çdo shofer që qenë nën masën mbrojtëse, në momentin e ndaljes nga policia, do t’i konfiskohet automjeti për periudhën sa ka qenë masa mbrojtëse. Për shembull, nëse policia ka konfiskuar patentë shoferin për 6 muaj, në momentin që i njëjti ndalet duke vozitur pa patentë, atëherë do t’i konfiskohet automjeti për muajt e ndalesës.
Mos përdorimi i helmetës
~ 100 € shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi.
Ndryshe, sipas policisë, për dy muajt e parë të këtij viti, në Kosovë kanë ndodhur 9 aksidente fatale me 9 të vdekur derisa në po këtë periudhë kanë ndodhur 3127 aksidente me 1068 persona të lënduar dhe janë shqiptuar 117905 tiketa.