Connect with us

Kosovë

Osmani beson se Kongresi Amerikan do të miratojë shitjen e raketave “Javelin” për Kosovën

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ka besim të plotë që Kongresi amerikan do ta mbështesë shitjen e raketave “Javelin” për Kosovën.

Osmani ka thënë se kjo ngjarje shënon një moment historik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe është një dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kam besim të plotë se Kongresi do ta mbështesë këtë shitje të mundshme për vendin më proamerikan në botë, si një akt i cili do ta rrisë sigurinë në Kosovë, në rajonin tonë, si dhe në kontinentin evropian”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka deklaruar se tashmë Kosova po futet në një fazë vendimtare të Kapaciteteve Kombëtare Mbrojtëse, duke zhvilluar Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe duke thelluar edhe më tej raportin me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në postim, Osmani falënderoi sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken për çështjen e shitjes së armëve amerikane për FSK-në. “Shpreh falënderim të veçantë për Sekretarin Blinken me të cilin kemi diskutuar mbi miratimin e programit të Shitjeve Ushtarake të Huaja (FMS) në korrik 2022, për Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i cili tashmë është njoftuar zyrtarisht për synimin e Kosovës për të blerë sisteme mbrojtëse armësh përmes programit FMS”, ka shkruar Presidentja Osmani në Facebook.

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj 26 policëve të dyshuar për marrje ryshfeti

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.

Aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

 “Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Trump shpallet president i 47-të i SHBA-së

Published

on

Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-së, duke shënuar një rikthim historik pas mandatit të tij të parë në vitin 2016. Kjo fitore e bën atë presidentin e parë në historinë amerikane që mban dy mandate jo të njëpasnjëshme, si presidenti i 45-të dhe i 47-të i SHBA-së.

Kandidati republikan siguroi një mbështetje të mjaftueshme nga votuesit amerikanë për të rikthyer udhëheqjen në Shtëpinë e Bardhë.

Trump përmbylli një nga fushatat më të polarizuara dhe të ndjekura nga afër në historinë e vendit, duke thirrur amerikanët të “bëjnë Amerikën të madhërishme sërish.”

Ky mandat i dytë historik pritet të sjellë ndryshime në fusha të rëndësishme, si ekonomia, politika e jashtme dhe emigracioni. Fitorja e tij tregon një ndryshim të mundshëm të kursit të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, ku priten qëndrime të forta ndaj partnerëve dhe rivalëve globalë.

Reagimet ndërkombëtare për fitoren e Trump janë të shumta dhe të ndryshme. Disa liderë kanë shprehur urimet e tyre për presidentin e ri, ndërsa të tjerë janë shfaqur të kujdesshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me SHBA-në në sfidat globale.

Trump, 78-vjeçar, hyn në histori si kandidati më i moshuar që ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ai është i pari edhe për faktin që është përballur me disa procese gjyqësore dhe i pari ish-president që është ndëshkuar me dënim penal.

Continue Reading

Trending