Connect with us

Sport

Kupa e Kosovës: Dinamo pret Vushtrrinë kurse Ferizaj i shkon Vëllaznimit

Published

on

Nga tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll, i cili u zhvillua sot në prani të Komisionit të Garave, zyrtarëve të Federatës së Futbollit dhe përfaqësuesve të klubeve, u mësuan çiftet e ndeshjeve të 32 ekipeve të futbollit të cilat do të përballen më  5 dhe 6 dhjetor për të siguruar kualifikimin për fazën e 1/8 së finales.

Kështu shorti  deshi që futbollistët e Dinamos të presin në shtëpi ekipin e Vushtrrisë kurse ekipi i Ferizajt do të përballet si mysafir me Vëllaznimin në Gjakovë.

Çiftet pas tërheqjes së shortit:

Dinamo – Vushtrria

Vëllaznimi – Ferizaj

Prishtina e Re – Behari

Rahoveci – Prishtina

Fushë Kosova – 2 Korriku

Ramiz Sadiku – Gjilani

Suhareka – Trepça

Vllaznia – Trepça’89

Flamurtari – Dukagjini

Feronikeli 74 – Istogu

Dardanët – Drita

Liria – Rilindja 1974

Llapi – Phoenix

Ulpiana 1932 – Vjosa

Malisheva – Kika

Drenica – Ballkani

Kosovë

Laura fiton medaljen e bronztë olimpike

Published

on

Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi në kategorinë deri në 63 kilogramë, mposhti xhudisten kroate Katarina Kristo.

Laura ishte bartëse e tretë dhe kështu në xhiron e parë ishte e lirë. Në të dytën e mposhti kinezen Jing Tang, ndërsa në çerekfinale humbi nga francezja Clarisse Agbegnenou.

Deri tek mundësia për të luftuar për medaljen e bronztë, 23 vjeçares kosovare iu deshtë ta mposhte në repasazh Catherinë Beauchemin-Pinardin nga Kanadaja.

Kjo është medalja e parë olimpike për Laurën dhe e pesta në përgjithësi në historinë e sportit kosovar. Në këtë olimpiadë kjo është medalja e dytë për Kosovën, pas medaljes së argjendtë që e fitoi Distria Krasniqi në fundjavë.

Continue Reading

Kosovë

Akil Gjakova mbetet pa medalje në Paris

Published

on

Akil Gjakova nuk ia doli të sigurojë medaljen e bronztë pasi humbi me vazari nga xhudisti japonez Soichi Hashimoto.

Vendi i pestë në Olimpiadë është suksesi më i madh në karrierën e Akilit, por edhe i Kosovës sa i takon sportistëve.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, xhudisti kosovar u mposht nga bartësi i parë dhe kampioni në fuqi i botës, azerbajxhanasi Hidayet Heydarov.

Paraprakisht, Akl Gjakova në çerekfinale mposhti xhudistin italian, Manuel Lombardo derisa në  dy xhirot e para  mposhti me dy vazari brazilianin Daniel Cagnin dhe me ippon austriakun Samuel Gassner.

Continue Reading

Kosovë

Akili lufton për të bronztën olimpike

Published

on

Akil Gjakova nuk ia doli të sigurojë finalen pasi në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, u mposht nga bartësi i parë dhe kampioni në fuqi i botës, azerbajxhanasi Hidayet Heydarov.

Tash Akilit i mbetet të luftojë me japonezin Soichi Hashimoto për medalje të bronztë olimpike.

Continue Reading

Trending