Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 101 aktakuza kundër 117 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 10 persona.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 1 personi dhe ka ngritur 44 aktakuza kundër 47 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, 5 persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 11 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 23 aktakuza kundër 26 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 1 person.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 2 persona, si dhe ka ngritur 6 aktakuzë kundër 6 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka ngritur 17 aktakuza kundër 24 personave për vepra të ndryshme penale.