Ministria e Ekonomisë të mërkurën ka lansuar subvencionimin për pajisje efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Masat që janë prezantuar përfshijnë:Pompë termike;Kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë);Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket);Stufa individuale me biomasë.
Vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është 20% e vlerës investive, apo deri në 2000 €. Kurse, për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, vlera e subvencionimit është 25% e vlerës investive dhe deri në 2000.00 €.
Kondicioner/ klimë (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), vlera e subvencionimit për një pajisje është 20% e vlerës investive, apo deri në 1000€.
Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, vlera e subvencionimit është njëze25% e vlerës investive dhe deri në 1000 €.
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), subvencionohet 40% e vlerës investive, dhe deri në 2000 €.
Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, vlera e subvencionimit është 45% e vlerës investive dhe deri në 2000 €. Ndërsa, stufa individuale me biomasë, vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 40% e vlerës investive dhe deri në 500€.
Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, vlera e subvencionimit është 45% e vlerës investive dhe deri në 500€. Aplikimi për subvencionim është e ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova: https://rks-gov.net/476
Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është 21 ditë kalendarike nga dita që hapet thirrja, pra deri më datën 12 dhjetor 2023 ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje. Aplikimet e pranuara në fazën e parë do të shqyrtohen bazuar në parimin “KUSH APLIKON I PARI, SHËRBEHET I PARI”.
Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është deri me datën 10 janar 2024.
Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun:
me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/11/1Draft-final-21-11-2023-NMVM-Thirrja-per-Pajisje-ngrohese-eficiente.docx