Connect with us

Kosovë

Haradinaj demanton kolegët opozitarë, thotë se në takim e lexoi draft-statutin për Asociacionin

Published

on

Pas takimit të zhvilluar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, krerët e partive opozitare konfirmuan se në zyrën BE-së u bisedua për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe disa çështje të tjera.

Në deklarimin e tij për media , kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se në takim, Lajçak nuk ua ka prezantuar tekstin integral të draftit për Asociacionin, por që u ka thënë se drafti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Krasniqi u shpreh i shqetësuar për mos bërjen publike të draftit duke dyshuar se aty mund të fshihet diçka, duke përdorur një shprehje siç tha ndërkombëtare “dreqi fshihet në detaje”.

“Shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye sepse nuk jemi të njoftuar në detajet e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”. Neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt se një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë dhe nuk do ta transformojë Kosovën nga idealet e themeluesve të saj”, tha Krasniqi.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se në këtë takim nuk është biseduar në veçanti për temën e asociacionit.

Haziri tha se vlerëson angazhimin e Lajçak për takim me opozitën, përkundër që, siç u shpreh,  vazhdojnë të mbeten në “terr” sa i përket mos zbardhjes së draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.  

Nënkryetari i LDK-së u shpreh se Lajçak u ka treguar që Kosova i ka thënë “po” planit të sekuencimit dhe zbatimin e marrëveshjes sipas modelit europian, përderisa vlerësoi se është rëndësishme që drafti të shihet në detaje dhe të analizohet.

“Ajo që është e rëndësishme është se dokumenti, drafti i moderuar për Kosovën duhet me u pa në detaje sepse duhet me u lexu, e me u studiu , me u analizu dhe atë mundësi besoj se do ta kemi kur të vlerësojnë të tjerët sepse ne vazhdojmë të mbahemi në parimet e njëjta “, ka thënë Haziri.

Por, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në deklarimin e tij para mediave demantoi kolegët opozitarë sa i përket temës së asociacionit.

Për dallim nga kolegët e tij, Haradinaj tha se në takim me Lajçakun kanë pasur mundësi të njoftohen me dokumentin e draft-statutit , ta lexojnë atë në tërësi si dhe të bisedojnë për hapat e mëtejmë që e presin Kosovën  në bazë të planit franko-gjerman.

“E kemi lexuar draftin në tërësi, drafti i shpjegon të gjitha mundësitë që asociacioni ia jep komunave me shumicë serbe, kuptohet çdo herë i referohet  Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Në këtë draft nuk ndryshohen përgjegjësitë e komunave, komentet se a pajtohemi më këtë draft do ti japim për shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Në hyrje të dokumentit shpjegohet se drafti duhet të shqyrtohet nga Kushtetuesja dhe të gjitha aktet tjera”, tha mes tjerash Haradinaj.

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj 26 policëve të dyshuar për marrje ryshfeti

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.

Aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

 “Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Trump shpallet president i 47-të i SHBA-së

Published

on

Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-së, duke shënuar një rikthim historik pas mandatit të tij të parë në vitin 2016. Kjo fitore e bën atë presidentin e parë në historinë amerikane që mban dy mandate jo të njëpasnjëshme, si presidenti i 45-të dhe i 47-të i SHBA-së.

Kandidati republikan siguroi një mbështetje të mjaftueshme nga votuesit amerikanë për të rikthyer udhëheqjen në Shtëpinë e Bardhë.

Trump përmbylli një nga fushatat më të polarizuara dhe të ndjekura nga afër në historinë e vendit, duke thirrur amerikanët të “bëjnë Amerikën të madhërishme sërish.”

Ky mandat i dytë historik pritet të sjellë ndryshime në fusha të rëndësishme, si ekonomia, politika e jashtme dhe emigracioni. Fitorja e tij tregon një ndryshim të mundshëm të kursit të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, ku priten qëndrime të forta ndaj partnerëve dhe rivalëve globalë.

Reagimet ndërkombëtare për fitoren e Trump janë të shumta dhe të ndryshme. Disa liderë kanë shprehur urimet e tyre për presidentin e ri, ndërsa të tjerë janë shfaqur të kujdesshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me SHBA-në në sfidat globale.

Trump, 78-vjeçar, hyn në histori si kandidati më i moshuar që ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ai është i pari edhe për faktin që është përballur me disa procese gjyqësore dhe i pari ish-president që është ndëshkuar me dënim penal.

Continue Reading

Trending