Connect with us

Sport

Ballkani synon të vazhdojë me paraqitje të mira në Europë

Published

on

Në Plzen të Çekisë, futbollistët e Ballkanit nisin rrugëtimin e ri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja mes Viktoria Plzen dhe Ballkanit, e vlefshme për xhiron e parë të Grupit C do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Në konferencën për shtyp para këtij takimi, trajneri i “portokallinjve”, IlirDaja,  ka pranuar se me përvojën që ka dhe formën aktuale, ekipi vendas i Viktorias llogaritet favorit në këtë ndeshje, por ka shtuar se Ballkani nuk ka udhëtuar në Çeki sa për sy e faqe.

Sipas Dajës, Viktoria Plzen dhe Dinamo e Zagrebit, mbesin ekipet favorite për të avancuar nga faza e grupeve.  

Për Ballkanin, kjo është hera e dytë rresht që paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Edicionin e shkuar Ballkani regjistroi një fitore, një barazim dhe katër humbje në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Kosovë

Laura fiton medaljen e bronztë olimpike

Published

on

Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi në kategorinë deri në 63 kilogramë, mposhti xhudisten kroate Katarina Kristo.

Laura ishte bartëse e tretë dhe kështu në xhiron e parë ishte e lirë. Në të dytën e mposhti kinezen Jing Tang, ndërsa në çerekfinale humbi nga francezja Clarisse Agbegnenou.

Deri tek mundësia për të luftuar për medaljen e bronztë, 23 vjeçares kosovare iu deshtë ta mposhte në repasazh Catherinë Beauchemin-Pinardin nga Kanadaja.

Kjo është medalja e parë olimpike për Laurën dhe e pesta në përgjithësi në historinë e sportit kosovar. Në këtë olimpiadë kjo është medalja e dytë për Kosovën, pas medaljes së argjendtë që e fitoi Distria Krasniqi në fundjavë.

Continue Reading

Kosovë

Akil Gjakova mbetet pa medalje në Paris

Published

on

Akil Gjakova nuk ia doli të sigurojë medaljen e bronztë pasi humbi me vazari nga xhudisti japonez Soichi Hashimoto.

Vendi i pestë në Olimpiadë është suksesi më i madh në karrierën e Akilit, por edhe i Kosovës sa i takon sportistëve.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, xhudisti kosovar u mposht nga bartësi i parë dhe kampioni në fuqi i botës, azerbajxhanasi Hidayet Heydarov.

Paraprakisht, Akl Gjakova në çerekfinale mposhti xhudistin italian, Manuel Lombardo derisa në  dy xhirot e para  mposhti me dy vazari brazilianin Daniel Cagnin dhe me ippon austriakun Samuel Gassner.

Continue Reading

Kosovë

Akili lufton për të bronztën olimpike

Published

on

Akil Gjakova nuk ia doli të sigurojë finalen pasi në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, u mposht nga bartësi i parë dhe kampioni në fuqi i botës, azerbajxhanasi Hidayet Heydarov.

Tash Akilit i mbetet të luftojë me japonezin Soichi Hashimoto për medalje të bronztë olimpike.

Continue Reading

Trending