Connect with us

Kosovë

Konjufca: Asociacioni bashkë me njohjen, çelës për përparimin e dialogut

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ideja origjinale e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve ishte që nuk mund të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa njohje të ndërsjellë.

Vetëm një çelës është i mundshëm për të ecur dialogu përpara, Asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe nuk ka avancim të dialogut, është problem”, tha ai për mediat në Prishtinë, duke shtuar se është në përgjegjësinë e Kosovës që të gjejë formën që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të mos e cenojë rendin juridik.

Sipas Konjufcës pozicioni i Serbisë është që Kosova duhet të themelojë një Asociacion të komunave me shumicë serbe “jashtë çdo ombrelle politike të procesit që ka arritur në këtë pikë ku jemi tash”.

Ai tha se ekspertët që kanë hartuar Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi e kanë zgjeruar ombrellën, teksa komentoi edhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ndërmjetësi i dialogut, Mirosllav Lajçak është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Zgjerimi i ombrellës është që aty të jetë njohja [e ndërsjellë] dhe Asociacioni. Tash Lajçak po thotë që aty është vetëm Asociacioni. Njohja i përket Serbisë kur do ajo, do të thotë ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçak e artikulon këtë dhe thotë që ky është pozicion i BE-së, atëherë ne mund të themi që [i dërguari i BE-së për dialogut, Mirosllav]Lajçak paska kontribuar që ky pozicion zyrtar i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia”, tha Konjufca.

Konjufca tha se pohimet e Kurtit, i cili tha se Lajçak është ndërmjetës i njëanshëm, nuk mund të quhen akuza, ashtu siç i cilësoi Bashkimi Evropian.

Së pari, nuk mendoj që ato ishin akuza. Ishin disa konstatime të mënyrës së punës së Lajçakut. Është vërejtur, thënë të drejtën, qysh në fillim që Lajçak qëndrimet të cilat i artikulon, më shumë janë, le të themi, marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht, e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i qetë në zgjidhjet që i propozon, të mund të jenë pikënisje e pozicionit të Serbisë, se si të mund të akomodojë në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë”, tha ai.

Më 18 shtator, Kurti tha se gjatë rundit të fundit të dialogut – të mbajtur në Bruksel më 14 shtator – dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

Ai tha se në këtë takim, ku kryeministri kosovar paraqiti një plan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit që tha se u refuzua nga BE-ja dhe Serbia, Lajçaku “u pozicionua” kundër Kosovës.

Bashkimi Evropian i ka cilësuar deklaratat e Kurtit për Lajçakun si “akuza të pabaza”, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetjen e tyre për BE-në si lehtësuese e procesit të dialogut, që ka nisur më 2011.

/REL/

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj 26 policëve të dyshuar për marrje ryshfeti

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.

Aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

 “Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Trump shpallet president i 47-të i SHBA-së

Published

on

Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-së, duke shënuar një rikthim historik pas mandatit të tij të parë në vitin 2016. Kjo fitore e bën atë presidentin e parë në historinë amerikane që mban dy mandate jo të njëpasnjëshme, si presidenti i 45-të dhe i 47-të i SHBA-së.

Kandidati republikan siguroi një mbështetje të mjaftueshme nga votuesit amerikanë për të rikthyer udhëheqjen në Shtëpinë e Bardhë.

Trump përmbylli një nga fushatat më të polarizuara dhe të ndjekura nga afër në historinë e vendit, duke thirrur amerikanët të “bëjnë Amerikën të madhërishme sërish.”

Ky mandat i dytë historik pritet të sjellë ndryshime në fusha të rëndësishme, si ekonomia, politika e jashtme dhe emigracioni. Fitorja e tij tregon një ndryshim të mundshëm të kursit të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, ku priten qëndrime të forta ndaj partnerëve dhe rivalëve globalë.

Reagimet ndërkombëtare për fitoren e Trump janë të shumta dhe të ndryshme. Disa liderë kanë shprehur urimet e tyre për presidentin e ri, ndërsa të tjerë janë shfaqur të kujdesshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me SHBA-në në sfidat globale.

Trump, 78-vjeçar, hyn në histori si kandidati më i moshuar që ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ai është i pari edhe për faktin që është përballur me disa procese gjyqësore dhe i pari ish-president që është ndëshkuar me dënim penal.

Continue Reading

Trending