Connect with us

Kosovë

Qeveria do t’ua subvencionojë rrymën familjeve të cenueshme

Published

on

Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, i cili u prezantua të martën në qeveri, do t’i ndihmojë familjet e cenueshme duke ua subvencionuar faturat e energjisë.

Ky program është i dizajnuar për familjet kosovare me të ardhura mesatare nën 150 euro për anëtar, ndërsa subvencionimi do të bëhet përmes formës së aplikimit në Ministrinë e Financave.

Kryeministri Albin Kurti tha se programi, i cili do të zgjasë një vjet, do të jetë shumë i rëndësishëm për këto familje.

Fokus të veçantë në këtë program do të kenë grupe të caktuara të shoqërisë, si personat me aftësi të kufizuar, prindërit vetë-ushqyes dhe pensionistët që jetojnë vetëm.

Programi  për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm është program një vjeçar i cili fokusohet në subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm, të hyrat mesatare mujore të të cilëve janë nën 150 euro për anëtar të familjes”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se megjithëse tashmë është hapur forma e aplikimit, ministria së shpejti do të dalë me njoftime se si të plotësohet ky formular.

Programi parasheh t’i ndihmojë të gjitha familjet të cilat mesatarisht kanë më pak se 150 të ardhura mujore për anëtar të familjes. Pra, nëse një familje ka katër anëtar parashihet që nëse ka më pak se 600 euro të ardhura mujore mesatare mund të kualifikohet për programin dhe shuma e subvencionimit pastaj do të varët varësisht më pak sesa pragu i nevojshëm që merr”.

Në prezantimin e këtij programi morën pjesë edhe shefi i bashkëpunimit në zyrën e BE-së, Alessandro Bianciardi dhe menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci.

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj 26 policëve të dyshuar për marrje ryshfeti

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.

Aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

 “Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Trump shpallet president i 47-të i SHBA-së

Published

on

Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-së, duke shënuar një rikthim historik pas mandatit të tij të parë në vitin 2016. Kjo fitore e bën atë presidentin e parë në historinë amerikane që mban dy mandate jo të njëpasnjëshme, si presidenti i 45-të dhe i 47-të i SHBA-së.

Kandidati republikan siguroi një mbështetje të mjaftueshme nga votuesit amerikanë për të rikthyer udhëheqjen në Shtëpinë e Bardhë.

Trump përmbylli një nga fushatat më të polarizuara dhe të ndjekura nga afër në historinë e vendit, duke thirrur amerikanët të “bëjnë Amerikën të madhërishme sërish.”

Ky mandat i dytë historik pritet të sjellë ndryshime në fusha të rëndësishme, si ekonomia, politika e jashtme dhe emigracioni. Fitorja e tij tregon një ndryshim të mundshëm të kursit të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, ku priten qëndrime të forta ndaj partnerëve dhe rivalëve globalë.

Reagimet ndërkombëtare për fitoren e Trump janë të shumta dhe të ndryshme. Disa liderë kanë shprehur urimet e tyre për presidentin e ri, ndërsa të tjerë janë shfaqur të kujdesshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me SHBA-në në sfidat globale.

Trump, 78-vjeçar, hyn në histori si kandidati më i moshuar që ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ai është i pari edhe për faktin që është përballur me disa procese gjyqësore dhe i pari ish-president që është ndëshkuar me dënim penal.

Continue Reading

Trending