Policia e Ferizajt njofton se gjatë së hënës(24 korrik) janë shqiptuar 145 gjoba në trafik dhe janë heq 4 patentë shoferë.
Gjatë kësaj dite u raportuan 14 aksidente trafiku, 5 me lëndime dhe 9 me dëme materiale.
Raporti i plotë i Policisë:
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një aksion në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtij aktiviteti policia rajonale e Ferizajt me datën 24.07.2023 ka shqiptuar 145 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 4 patentë shoferë, për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Disa nga llojet e kundërvajtjeve :
– Tejkalim i shpejtësisë, 56 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 23 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 13 gjoba
– Parking i parregullt, 12 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patent shofer , 3 gjoba
– Tejkalim në vijë të plortë, 1 gjobë
– Të tjera , 37 gjoba
Ndërsa, janë raportuar 14 aksidente, prej tyre:
– Aksidente me lëndime, 5
– Aksidente me dëme materiale, 9
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.