Connect with us

Botë

Mediumi serb N1  publikon afatet e zbatimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi

Published

on

Ish ministri i qeverisë së Serbisë për Kosovë, Goran Bogdanoviq, e shpalosi për televizionin e pavarur serb N1 planin e veprimit apo Aneksin e marrëveshjes bazë për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Bogdanoviq, ky aneks mbrëmë iu është prezentuar kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq  dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, mirëpo, sipas deklarimit të këtij ish-zyrtari serb,  këtë udhërrëfyes asnjëra palë nuk ishte e gatshme për ta mbështetur. Kjo është përmbajtja e aneksit të marrëveshjes bazë sipas Bogdanoviq:

“Ky aneks i marrëveshjes bazë përmban 8 nene, ku përcaktohen afatet për zbatimin e obligimeve të marra nga marrëveshja bazë:

Neni 1

Ky aneks është pjesë përbërëse e marrëveshjes bazë.

Neni 2

Ky aneks e përshkruan sekuencën apo renditjen e veprimeve për zbatimin e marrëveshjes.

Këto veprime burojnë nga obligimet e palëve  të përcaktuara në Nenet 1, 4, 7, 8, 9 dhe 10 të marrëveshjes bazë. Të gjitha obligimet e tjera hyjnë në fuqi në datën e nënshkrimit të marrëveshjes bazë.  Domethënë Nenet 2, 3, 5 dhe 11 hyjnë në fuqi menjeherë pas nënshkrimit të marrëveshjes bazë.  

Neni 3

15 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes bazë ekipi menaxherial do ta prezentojë draftin e parë të statutit, në mënyrë që të sigurohet nivel adekuat i  vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë pas negociateve të ndërmjetësuara nga BE.

Neni 4

Pas prezentimit të draftit të parë të statutit, dhe pas nisjes së negociatave për të, palët do të mundësojnë që menjëherë të hyjnë  në fuqi:

  1. Njohja e diplomave, targave, pasaportave dhe vulave doganore.  
  2. Këmbimi i misioneve të përhershme

Neni 5

Palët obligohen se do t’i përfundojnë negociatat lidhur me statutin nga marrëveshja më së voni deri në afatin e përcaktuar në Nenin 8 (150 ditë) të këtij Aneksi, dhe se do ta konfirmojnë ashtu që Qeveria e Kosovës do të miratojë rregulloren e cila do ta sigurojë qëndrueshmërinë ligjore të statutit.  

Neni 6

Jo më vonë se 30 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, palët do të formojnë një komision të përbashkët që duhet të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes nën mbikëqyrjen e BE-së.

Neni 7

Kosova në afat prej 30 ditësh nga formimi i komisionit do ta zyrtarizojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe dhe do të fillojë procedurën e brendshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Neni 8

Brenda 150 ditëve pas nënshkrimit të marrëveshjes, BE-ja do të organizojë një konferencë të nivelit të lartë me donatorë të tjerë për të miratuar një paketë të veçantë për mbështetje financiare dhe investime. Konferenca nuk do të mbahet derisa BE të vlerësojë se të gjitha dispozitat e marrëveshjes nuk janë përmbushur.”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Holandezi Rutte merr detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Published

on

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s.  Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.

Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.

Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.

Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.

Continue Reading

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Botë

Qeveria e Sllovakisë konfirmon atentatin dhe plagosjen e kryeministrit Fico

Published

on

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.

Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023

Continue Reading

Trending