Connect with us

Botë

Arrestohen policët malazez si të dyshuar për keqtrajtim të Shqiptarit

Published

on

 Prokuroria e Ulqinit ka bërë të ditur se pas marrjes së deklaratave ka lëshuar urdhër –arrest për zyrtarët policorë Nikolla Boljeviq dhe Dragan Shqekiq, në cilësinë e të dyshuarve për incidentin e 15 Janarit të këtij viti në vendkalimin kufitar Muriqan të Mal të Zi- shkruan e përditshmja podgoricase Vijesti.

      Këta persona zyrtarë janë të dyshuar se në ditën kritike kanë keqtrajtuar një shtetas të Shqipërisë.  Ditëve të fundit në rrjetet sociale është publikuar videoja ku shihet një polic malazez i cili e godet në fytyrë shtetasin shqiptar të ulur brenda makinës së vet, pa ndonjë arsye për përdorim të forcës dhe në rrethana ende të pasqaruara. Ky incident ka ngjallur neveri edhe tek shumë qytetarë të Malit të Zi, të cilët ditëve të fundit përmes postimeve në rrjete sociale kanë kërkuar kapjen dhe ndëshkimin e akterëve të këtij incidenti të pahijshëm.  

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Holandezi Rutte merr detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Published

on

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s.  Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.

Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.

Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.

Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.

Continue Reading

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Botë

Qeveria e Sllovakisë konfirmon atentatin dhe plagosjen e kryeministrit Fico

Published

on

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.

Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023

Continue Reading

Trending