Policia Rajonale e Ferizajt njofton se gjatë javës që shkoi janë dhënë 1236 gjoba në trafik dhe janë heqë 21 patentë shoferë.
Sipas njoftimit, janë shkaktuar edhe 31 aksidente, nga to 10 me të lënduar apo gjithsej 12 persona të lënduar dhe 21 aksidente me dëme materiale, përcjell TV TEMA.
Raporti i plotë i Policisë:
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 13-19/02/2023 ka shqiptuar 1236 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 21 patentë shoferë, për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 31 aksidente, prej tyre:
– Aksidente me lëndime, 10
Janë lënduar 12 persona
– Aksidente me dëme materiale, 21
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.